LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri sqaron deklaratën për vëllavrasje: Më kanë nervozuar mua dhe familjen

Bahtiri sqaron deklaratën për vëllavrasje: Më kanë nervozuar mua dhe familjen

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, para disa ditësh ka nxitur reagime të shumta me një deklaratë rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

E pas reagimeve të shumta, Bahtiri pohoi se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se ai asnjëherë nuk ka thirrur për vëllavrasje, transmeton Telegrafi.


I pari i Mitrovicës, gjatë ditës së sotme ka thënë se keqkuptimi që ka ndodhur i ka shkaktuar nervoz familjes së tij.

“Duke parë rrjetet sociale, grupet politike dhe fyerjet të pashoq, duke u sharë me babë dhe nënë, duke parë një rrezik potencial që mund të ndodhë kam kërkuar nga presidenti të bëjë më të mirën duke pasur parasysh që presidenti e përfaqëson unitetin e popullit, dhe duhet t’i thërret të gjitha partitë politike që ky trend të ndalet dhe të kemi një kuptim mes njëri-tjetrit dhe të bëhet zgjidhja e cila është më e mira. Unë e kam potencuar që zgjidhja më e mira është që të mos t’i  mbetet hatri askujt dhe të shkohet në zgjedhje. Unë kam thënë që bazë të situatës së krijuar kam dashur të përcjelli një mesazh të secili kryetar i partive të ulin tensionet dhe mos të ketë konflikt mes njëri-tjetrit. Nuk kam thënë se nëse presidenti nuk  i shpallë zgjedhjet mund të ketë vëllavrasje, kjo është e turpshme e çmendur”, ka thënë Bahtiri, përcjell Telegrafi.

Bahtiri ka thënë se ai nuk ka lënë familjen e tij jashtë Kosovës për të kërkuar vëllavrasje.

“Nuk e kam lënë familjen e të kërkoj vëllavrasje, më kanë bërë nervoz mua dhe familjen”, tha ai në RTV Dukagjini./Telegrafi/

Agim Bahtiri sqaron deklaratën e dhënë për vëllavrasje, mu shqetësua familja

Agim Bahtiri sqaron deklaratën e dhënë për vëllavrasje, mu shqetësua familja

Publiée par Zyra e Ankesave sur Mercredi 1 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori