LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Së shpejti do të hapet ura në Mitrovicë 

Bahtiri: Së shpejti do të hapet ura në Mitrovicë 

Edhe pse punimet për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë kanë përfunduar, ende nuk dihet saktë se kur do të bëhet përurimi i saj në mënyrë që qytetarët nga të dy anët e qytetit të mund të lëvizin lirshëm.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se së shpejti do të bëhet përurimi i revitalizimit të urës së Ibrit.

Bahtiri nuk dha shumë detaje rreth këtij procesi, por tha se hapja do të ketë jehonë dhe do të jenë pranishëm këngëtarë të huaj.

Bahtiri i revoltuar: Hapeni urën mbi Ibër, qytetarët e kanë humbur durimin!
Lexo po ashtu Bahtiri i revoltuar: Hapeni urën mbi Ibër, qytetarët e kanë humbur durimin!

“Jo s’mund të them asgjë konkrete pasi jemi në proces dhe nuk dua ta dëmtoj procesin. Jam në proces dhe s’po du me bo publike. Së shpejti do ta kemi urën e hapur me një koncert masiv, ku do të marrin pjesë të gjitha nacionalitetet…”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur se a do të bëhet hapja me këngëtarë që do të vijnë nga jashtë vendit ai tha: “100 për qind”.

Ndërkaq, ditë më parë është raportuar që përurimi i urës mbi lumin Ibër, do të bëhet me një ceremoni të veçantë ku pritet të performoj edhe këngëtarja me renome ndërkombëtare Shakira.

Ndryshe, kanë kaluar dy vite që nga fillimi i punimeve për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht 2015, mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, që përkon me lirinë e lëvizjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori