LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa me 52 studentë

Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa me 52 studentë

Në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratat për bursa me 52 studentë për vitin akademik 2019/2020.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave ishin të pranishëm edhe nënkryetari, Faruk Mujka, dhe drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani, thuhet në njoftimin për media.

Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri, tha para studentëve se ndihet krenar që kanë përfituar bursa të gjithë studentët të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe se kjo mbështetje financiare do t’ua lehtësoj sado pak obligimet familjarëve të tyre, në mënyrë që studentët të fokusohen në aspektin e studimeve drejt realizimit të qëllimeve dhe aspiratave të tyre.

“Është kënaqësi e veçantë që jam sot në mesin tuaj, dhe unë çdoherë do të jem mbështetës i njerëzve të cilët e duan vendin e tyre, dhe ju këtë jeni duke e dëshmuar me suksesin tuaj, pasi që keni arritur të jeni përfitues të bursave komunale dhe jeni studentë të dalluar, jeni ardhmëria e qytetit tonë dhe sigurisht përpos ngritjes profesionale, nesër edhe ndonjëri prej jush do të jetë në pozita udhëheqëse si në aspektin e nivelit lokal ashtu edhe në atë qendror, në fushat e ndryshme. Andaj ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave. Disa nga ata janë shprehur të jenë mirënjohës për mbështetjen që komuna po i’u ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori