Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhje të radhës me shtabin emergjent të Komunës së Mitrovicës, me ç’ rast është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale dhe shpalosjen e raportit të punës për marrjen e masave parandaluese të virusit COVID-19.
“Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të ekipes së MPBAP-së, nga Policia e Kosovës, FSK-ja dhe AME-ja.
Fillimisht Bahtiri ka falënderuar akterët relevantë të shtabit emergjent, dhe Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të kësaj situate, si dhe të gjithë qytetarët mitrovicas të cilët vazhdojnë të zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e marra nga Komuna dhe ato të nivelit qendror, ku falë këtij bashkëpunimi Mitrovica jugore nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu Bahtiri potencoi se që nga momenti i shfaqjes së këtij virusi, Komuna e Mitrovicës, dhe donatorë të ndryshëm u kanë dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjienike, dhe se nga këto ndihma nuk do të anashkalohet asnjë qytetar i cili ka nevojë në këtë kohë pandemie.
“Deri më tani janë shpërndarë 1630 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Mitrovicë, ditët në vijim pritet të shpërndahen edhe 1500 pako tjera nga Komuna, si dhe 500 pako tjera të dhuruara nga biznesmeni Afrim Zeneli me familjen e tij, për të cilët jemi shumë falënderues dhe mirënjohës”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Në këtë mbledhje, anëtarët e shtabit emergjent kanë raportuar për gjendjen aktuale dhe vlerësimin e zbatimit të masave parandaluese të virusit COVID-19, ku është kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë me zbatimin e të gjitha vendimeve nga niveli lokal dhe ai qendror, duke përfshirë edhe vendimin e fundit e ndërmarr nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që ka rëndësi të madhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë