LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri kërkon nga Inspeksioni dhe Policia zbatim më të rreptë të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Mitrovicë

Bahtiri kërkon nga Inspeksioni dhe Policia zbatim më të rreptë të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur një takim me zyrtarët komunal nga Drejtoria e Inspeksionit dhe komandantin e Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Xhosha, me zv. komandantin, me të cilët është koordinuar për zbatim më të mirë të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në Mitrovicë.

“Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka kërkuar nga Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës që të jenë më vigjilent në zbatimin e masave, në mënyrë që qytetarët t’u përmbahen vendimeve dhe rekomandimeve nga IKShPK-ja.


Gjithashtu në këtë takim u përcaktua orari i inspektimeve për zbatimin e masave, ku Inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë do të zhvillojnë aksionin e tyre çdo ditë nga ora 19:00 deri pas mesnate, duke u ndarë në tri grupe, dhe me asistim të Njësisë Speciale për intervenime në ato lokale të cilat paraqesin probleme.

Duke e parë rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve në Mitrovicë, Kryetari Bahtiri i’u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë në maksimum rekomandimet nga IKShPK-ja, pasi që në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve, por edhe të gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftimin për media.

Njëkohësisht Bahtiri u ka kërkuar falje nga të gjitha bizneset që veprojnë në Mitrovicë, të cilat detyrohen të punojnë me kapacitete më të vogla, mirëpo dërgimi i listës me raste të shumta pozitive me këtë virus nga IKShPK-ja, neve na obligon që të marrim masa më të rrepta dhe kontrolle më të shtuara, për shkak se prioritet i ynë dhe i juaji duhet të jetë mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori