LAJMI I FUNDIT:

Baena i trishtuar me agresionin pas ndeshjes, rrethi i Valverdes e mohojnë grushtin

Baena i trishtuar me agresionin pas ndeshjes, rrethi i Valverdes e mohojnë grushtin

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, mund të përballet me veprimet e policisë pas përplasjes së tij me Alex Baena të Villarrealit pas ndeshjes së javës së 28-të në La Liga.

Mediat spanjolle raportuan të gjitha njëzëri për një problem të shkaktuar në parkingun e Santiago Bernabeut pas fitores së Villarrealit me rezultat 3-2.


Aty thuhet se Valverde e priti Baenan dhe e goditi me grusht në fytyrë, duke i lënë edhe shenja.

Valverde e priti në parking dhe e sulmoi me grusht Baenan, publikohet video me fytyrën e fryrë të yllit të Villarrealit
Lexo po ashtu Valverde e priti në parking dhe e sulmoi me grusht Baenan, publikohet video me fytyrën e fryrë të yllit të Villarrealit

Villarreali pretendon se ka një video të sulmit dhe policia tashmë ka marrë një deklaratë për atë që ka ndodhur.

“Fede Valverde, tutor dhe frikacak”, ka shkruar Xisco Nadal, një delegat i Villarrealit, në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Ndaj sulmit ka reaguar edhe vetë futbollisti i Villarrealit, i cili ofroi versionin e tij të polemikave.

“Shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një mjedis si Santiago Bernabeu, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që kam pësuar pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që thuhet për mua. Është plotësisht e rreme kjo që thuhet për mua”, ka shkruar Baena.

Në anën tjetër, versioni i Valverdes, i thënë nga Javier Herraez në Carrusel Deportivo, thotë se Baena e tallte djalin si në fushë ashtu edhe në të njëjtin parking të autobusit.

“Më thuaj tani çfarë më ke thënë për djalin tim në fushë”, i ka thënë fillimisht uruguaiani futbollistit të Villarrealit.

“Në ndeshjen e Kupës del Rey, Baena e goditi Feden dhe i tha: “Qaj tani se djali yt nuk do të lindë”. Kjo mbeti atje, por sot i tha diçka të ngjashme dhe Fede u nxeh. Prandaj e priti në parking … i tha se nuk ngatërrohet me “familjen” dhe ndodhi ajo që ndodhi”.

“Fede nuk ka kurrë probleme me askënd dhe kjo ka qenë për shkak të diçkaje shumë serioze që vjen nga më parë ”, përfundoi ai.

Kujtojmë që në fillim të vitit bashkëshortja e Fedes, Mina Bonino, ishte pranë humbjes së fëmijës së dytë në një shtatzëni që pati probleme dhe tashmë gjithçka është në rregull. Në atë përplasje të Kupës, përveç kësaj, Baena i bëri një gjest Fede-s, i cili imitoi klithmat e Valverdes, gjë që zemëroi uruguaianin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori