LAJMI I FUNDIT:

Babish: Çekia nuk do të pranojë as njerëzit që ikin nga lufta

Babish: Çekia nuk do të pranojë as njerëzit që ikin nga lufta

Kryeministri çek Andrej Babish tha se Republika Çeke nga qendrat evropiane në të ardhmen nuk do të pranojë vullnetarisht refugjatë të cilën kanë të drejtën e azilit, pasi që ikin nga lufta.

Ai ritheksoi se Bashkimi Evropian në Detin Mesdhe duhet të zbatojë modelin australian, dhe anijet me migrantë dhe refugjatë të mos lejohen të lundrojnë nga ujërat afrikane bregdetare.


“Sigurisht se nuk do të pranojmë refugjatët, nuk shoh arsye për këtë. Unë nuk kam parë refugjatë. Nëse do të iknin nga lufta, atëherë duhet t’iu ofrohet ndihmë, por këta njerëz paguajnë për një jetë më të mirë. Nëse fluturojnë me aeroplan në Tripoli për t’i paguar kontrabandistët për të kaluar me anije, kjo nuk është normale dhe është e nevojshme për të dërguar një sinjal të qartë, “tha Babish. /kp/Telegrafi/