LAJMI I FUNDIT:

Njerku transgjinor i motrave Kardashian, Caitlyn Jenner nuk u ftua në dasmën e Kourtneyt

Njerku transgjinor i motrave Kardashian, Caitlyn Jenner nuk u ftua në dasmën e Kourtneyt

Caitlyn Jenner thuhet se nuk ishte e ftuar në ceremoninë e martesës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, e cila u zhvillua këtë të dielë në Portofino të Italisë.

Lajmi për mungesën e 72-vjeçaren në dasmë u bë i ditur nga tabloidi TMZ, e cila theksoi se ajo nuk mori kurrë ftesë për ceremoninë, ku do të martohej motra e vajzave të tij Kendall dhe Kylie Jenner, Kourtney Kardashian.

Tabloidi vuri në dukje se çifti i lumtur nuk kishte ndonjë armiqësi personale ndaj ish-olimpistit dhe se përbuzja nuk ishte bërë për inat, shkruan DailyMail.

TMZ raportoi se lista e të ftuarve të çiftit synohej të ishte e vogël, pasi ata donin të bënin një ceremoni intime martese.

Të ftuar në këtë event ishin motrat e Kardashianit, Kim dhe Khloe dhe gjysmë motrat Kendall dhe Kylie, po ashtu nëna e tyre Kris.

Burimet i thanë faqes se megjithëse Jenner dhe Kardashian ndajnë një marrëdhënie të ngrohtë mes vete, ato shpesh nuk janë në kontakt.

Të njëjtat burime vazhduan të vënë në dukje se Kourtney nuk ndjeu nevojën për të ftuar njerkën e saj në dasmën e saj luksoze në rivierën italiane.

Ish-olimpistja vendosi ta kalonte fundjavën në Barcelonë aty pranë, ku pa Jamie Chadwick të fitonte garën e saj të 5-të të Serisë W radhazi për Jenner Racing.

Kim Kardashian shkëlqen në dasmën e motrës së madhe, duket e emocionuar në përcjelljen e saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian shkëlqen në dasmën e motrës së madhe, duket e emocionuar në përcjelljen e saj

Jenner vazhdoi të postonte një foto të shoferit në llogarinë e saj në Twitter të shtunën, në të cilën ajo u pa duke përshëndetur turmën e shikuesve.

Kardashian dhe Barker ende po planifikojnë të mbajnë një martesë tjetër në Los Angeles në një datë të pacaktuar në të ardhmen, thuhet.

Çifti nuk ka zbuluar ende asnjë detaj rreth listës së të ftuarve të planifikuar për ceremoninë e tyre të dytë.

Jenner nuk ishte e vetmja anëtare e familjes së gjerë Kardashian që nuk ishte e pranishme në dasmë, pasi vëllai i Kourtneyt, Robert nuk ishte gjithashtu i pranishëm.

Një burim foli së fundmi për Page Six dhe i tha medias se 35-vjeçari nuk ishte i interesuar të shkonte në një event me mbulim të nivelit të lartë mediatik.

“Rob preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes, kështu që nuk do të ishte rehat të shkonte në një festë të profilit kaq të lartë edhe pse ishte për motrën e tij”, thanë burimet.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shpërfaqin intimitet në valsin e dasmës, teksa shoqërohen me muzikë nga Andrea Bocelli
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shpërfaqin intimitet në valsin e dasmës, teksa shoqërohen me muzikë nga Andrea Bocelli

Kourtney nuk u shty nga vendimi dhe burimi vuri në dukje se ajo po ‘mirëkuptonte’ ndjenjat e Robertit.

E njëjta media raportoi gjithashtu se ai mezi priste të merrte pjesë në dasmën e tyre të dytë në Los Angeles.

Ish-partneri i Kourtneyt, Scott Disick, gjithashtu u la jashtë listës së të ftuarve dhe zgjodhi të kalonte fundjavën në atë që ai e përshkroi si një ‘arratisje në plazh’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Kalo në kategori