LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shpërfaqin intimitet në valsin e dasmës, teksa shoqërohen me muzikë nga Andrea Bocelli

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shpërfaqin intimitet në valsin e dasmës, teksa shoqërohen me muzikë nga Andrea Bocelli

Dasma e Kourtney Kardashian me Travis Barker ishte një ditë plot muzikë, me Andrea Bocellin dhe djalin e tij Matteo të ftuar për të performuar në fillim të pritjes.

Motra më e vogël e Kourtneyt, Kim, ka kapur momentin befasues kur të sapomartuarit kërcenin nën interpretimin e babait dhe djalit të këngës “Can’t Help Falling In Love” para të ftuarve, shkruan DailyMail.


Kim, 41 vjeçe, publikoi në InstaStory të hënën videon ku Kourtney, 43 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj i ri Travis, 46 vjeç, u zhytën plotësisht në një moment intim, duke shkëmbyer një puthje të ngadaltë teksa ndjesia e operës Andreas joshë turmën.

Nuk dihet nëse ky ishte kërcimi i parë zyrtar i çiftit, megjithëse sipas Revistës People, Andrea dhe 24-vjeçari Matteo performuan gjithashtu “I Found My Love In Portofino” – një shenjë për vendndodhjen e dasmës – dhe këngën e tyre të vitit 2018, “Fall On Me”.

Martohen sërish Kourtney Kardashian dhe Travis Barker - çifti bëjnë dasmë gjigante në kështjellën e lashtë të Portofinos
Lexo po ashtu Martohen sërish Kourtney Kardashian dhe Travis Barker - çifti bëjnë dasmë gjigante në kështjellën e lashtë të Portofinos

Kourtney dhe Travis dukeshin krejtësisht të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa bateristi i Blink-182 i mbështjelli krahët me butësi rreth belit të saj gjatë momentit të veçantë.

Nusja ndoqi shembullin e të shoqit, duke ndërthurur duart rreth qafës së tij ndërsa vallëzonin një vals së bashku.

Ceremonia luksoze evropiane e së dielës ishte hera e tretë që nëna e tre fëmijëve dhe Travis “martohen”.

Çifti bëri martesën e tyre të parë të vogël në Los Angeles pas përfundimit të ‘Grammy Awards’ muajin e kaluar dhe u martuan ligjërisht të dielën e kaluar në Santa Barbara, Kaliforni.

Nusja 43-vjeçare ndërroi minifustanin e bardhë që kishte veshur në ceremoninë e martesës duke veshur një tjetër version të zi të fustanit.

Ajo i ekspozoi këmbët e saj të gjata ndërsa burri i saj Travis u ul në gjunjë për të hedhur llastik në një video të postuar nga vajza e tij 16-vjeçare Alabama.

Ndërsa Kourtney u ul në një mur përballë një muri të zbukuruar me drita vezulluese të kuqe, burri i saj hoqi rripin e llastikut nga këmba e saj me dhëmbë dhe ia hodhi një turme beqarësh.

Muzikanti u pa më vonë me krahët e tij të mbështjellë rreth nënës së tre fëmijëve nga pas, ndërsa ata kërcenin ngadalë në klasiken e Etta James të vitit 1960, “At Last”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori