LAJMI I FUNDIT:

Babai i tij luajti me Maradonën, ai luan me Messin: Mac Allister tregon se si kapiteni i Argjentinës ua ndaloi lojtarëve të tjerë ta thërrisnin ‘Xhenxhefil’

Babai i tij luajti me Maradonën, ai luan me Messin: Mac Allister tregon se si kapiteni i Argjentinës ua ndaloi lojtarëve të tjerë ta thërrisnin ‘Xhenxhefil’

Alexis Mac Allister është një nga lojtarët që ka bërë përshtypje me lojën e tij te Argjentina në fazën e grupeve. Ai ka prejardhje irlandeze, ndërsa edhe babai i tij ishte futbollist, ku ndau fushën me Diego Armando Maradonan. Mac Allister ka folur edhe për takimin e parë me Lionel Messi dhe fjalët e kapitenit ndaj bashkëlojtarëve argjentinas që mesfushorin e thërrisnin ‘Xhenxhefil’ shkaku i dukjes së tij.

Argjentina ka kaluar fazën e grupeve si lider i grupit, duke fituar takimin e fundit ndaj Polonisë me rezultat 2-0.


Mesfushori sulmues i Brighton, shënoi për Argjentinën në ndeshjen e tyre në Kupën e Botës kundër Polonisë të mërkurën mbrëma, ndërsa mori ftesën e tij të parë në ekipin kombëtar në gusht 2019. Ai ka kënaqësinë të punojë me kapitenin Leo Messi.

Alexis Mac Allister dhe Lionel Messi

Në fakt, përpara debutimit të tij për La Albiceleste kundër Kilit në Los Angeles Coliseum, Mac Allister ishte nervoz për takimin me Messin, që ishte takimi i tyre i parë.

“Isha i kuq, krejtësisht i kuq. Nuk doja as të përshëndesja. Isha shumë nervoz, por kur takova një nga lojtarët më të mirë në botë, ishte fantastike, sigurisht”.

“Është diçka që nuk do ta harroj. Është sikurse magji, pasi babai im luajti me Maradonën, ndërsa unë isha në stërvitje me Lionel Messin. Ne jemi shumë krenarë për këtë gjë”, kishte deklaruar ai.

Carlos Mac Allister dhe Diego Maradona

Messi ishte shumë mirëpritës ndaj ish-lojtarit të Argentinos Juniors dhe u hodh në mbrojtje të tij kur lojtarët e tjerë thërrisnin ‘Colo’ – që do të thotë xhenxhefil në Argjentinë, shkaku i pamjes së tij.

Duke e ditur që Mac Allisterit nuk i pëlqente shakaja për pamjen e tij, Messi iu kishte thënë të ndalonin.

“Mbaj mend që të gjithë më thërrisnin ‘Colo’, që i bie xhenxhefil në Argjentinë. Nuk më pëlqen shumë dhe ai u tha bashkëlojtarëve. Ai tha, ‘Nuk i pëlqen të quhet Colo, ndaj mos e quani!”, vazhdoi tregoi i mesfushorit të ri.

Mac Allister mban numrin 10 te Brighton që lidhet me Messin dhe ka edhe një ngjashmëri në pamje me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Por 23-vjeçari ka historinë e tij unike. Emri dhe flokët e tij vijnë nga prejardhja e tij irlandeze.

Babai i Alexis, Carlos luajti si mbrojtës i majtë për Boca Juniors dhe ishte mik me Diego Maradonan. Edhe ai ishte me pamje të njëjtë sikurse djali i tij.

Familja Mac Allister janë të gjithë futbollist, pasi edhe Kevin dhe Francis, vëllezërit e tij, janë futbollistë profesionist dhe luajnë te Argentino Juniors dhe Rosario Central.

Mac Allister po shkëlqen edhe në Ligën Premier, ku ka luajtur 15 herë për Brightonin këtë sezon, duke shënuar pesë herë në total. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori