LAJMI I FUNDIT:

Babai i Thuramit zbulon ekipin e ëndrrave të sulmuesit francez

Babai i Thuramit zbulon ekipin e ëndrrave të sulmuesit francez

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Barcelonës, Lilian Thuram pranon se djali i tij Marcus, i cili është lidhur me një kalim te Interi, ‘ëndërron’ t’i bashkohet katalanasve.

Lilian ka folur për RAC1 për të ardhmen e djalit të tij, kontrata e të cilit me Borussia Monchengladbach skadon në qershorin e ardhshëm.


Francezi nuk planifikon të largohet në janar dhe është lidhur me një transferim të lirë te Interi, Chelsea apo Barcelona.

“Unë dua më të mirën për të dhe vëllezërit e tij, do të ishte një ëndërr për Marcus të luante për Barçën”, ka thënë fillimisht Thuram.

“Nëse ma jepni kontratën, unë mund ta nënshkruaj tashmë”, shtoi ai me shaka.

“Në çdo rast, prioriteti është që të mos ndalet zhvillimi i tij dhe që ai të vazhdojë të përmirësohet si futbollist”.

Thuram Jr. ka shënuar 13 gola në 18 paraqitje në nivel klubi këtë sezon dhe ishte pjesë e skuadrës së Francës që arriti në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”. /Telegrafi/