LAJMI I FUNDIT:

“Baba Lasko” ju fton në ‘BeerFest Kosova 2023’, në shtandin më senzacional ndonjëherë

“Baba Lasko” ju fton në ‘BeerFest Kosova 2023’, në shtandin më senzacional ndonjëherë

Festivali tradicional i Birrës ‘BeerFest Kosova’, do të organizohet nga data 7 deri më 10 korrik në Prishtinë.

Eventi i cili do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë, do të sjell një line-up të pasur me këngëtarët më të mirë të estradës, të cilët do të performojnë për të argëtuar publikun.

Pjesë e ‘BeerFest Kosova 2023’ do të jetë edhe birra e shumë kërkuar në vend, “Lasko”, e njohur tashmë me slloganin “Baba Lasko”.

Foto: BeerFest Kosova/Instagram

Kjo birrë do të ofrojë një nga shtandet më senzacionale në event, që pritet të akomodojë dhe furnizojë me birrë qindra mijëra njerëz.

Ndërkohë, fansat do të kenë mundësinë që të gjithë performuesit t’i takojnë edhe live në këndin VIP stage.

Foto: BeerFest Kosova/Instagram

Për Telegrafin foli edhe përfaqësuesi i birrës “Lasko” dhe një nga organizatorët e sivjetmë të BeerFest-it, Vullnet Duleniku, i cili dha detaje shtesë mbi organizimin.

“Sigurisht që pritet të jetë një event që do të mbledhë qindra mijëra qytetarë për t’u argëtuar me muzikë nga këngëtarët më në zë të estradës dhe për të shijuar birrën më të mirë në vend”, tha Duleniku.

Ai shtoi se për organizimin në fjalë janë marrë masat e duhura dhe përgatitjet janë tashmë drejt fundit.

“I kemi bërë thuajse të gjitha përgatitjet dhe i kemi marrë të gjitha masat e sigurisë. Sigurisht që Birra Lasko nuk mungon – ajo do të ketë një nga shtandet më të mëdha dhe senzacionale në festë, ndaj i mirëpresim të gjithë ata që duan t’i shijojnë këto netë të verës. Mos harroni, Baba Lasko të fton edhe ty. Ndaj shihemi te vendi”, ka përfunuar Duleniku.

Përndryshe, BeerFest Kosova është tashmë një organizim i përvitshëm në Prishtinë, i cili tërheq interesimin e mijëra qytetarëve dhe po ashtu edhe vizitorëve nga rajoni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori