LAJMI I FUNDIT:

“Baba është krenar për ty” – Luizit i dërgohet një tjetër dron nga fansat e tij

“Baba është krenar për ty” – Luizit i dërgohet një tjetër dron nga fansat e tij

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Ai ka fituar zemrat e publikut me rrëfimet e tij personale, me humrin, energjin pozitive dhe talentin në muzikë.


Ndonëse nuk u lejohet të kenë informacione nga jashtë, fansat e tij të zjarrtë po mundohen që në mënyra të ndryshme t’i tregojnë që janë me të dhe po e mbështesin në këtë rrugëtim.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Këtë e kanë bërë edhe gjatë ditës së sotme duke i dërguar një tjetër dron me një mesazh të veçantë të shkruar në të.

Në oborrin e BBVA dikush hedh nga lart një trofe, Olta Gixhari e fsheh me shpejtësi nga banorët e tjerë dhe e dorëzon te dhoma e rrëfimit
Lexo po ashtu Në oborrin e BBVA dikush hedh nga lart një trofe, Olta Gixhari e fsheh me shpejtësi nga banorët e tjerë dhe e dorëzon te dhoma e rrëfimit

Ejllit iu dërgua një fotografi e tij sipër të cilës shkruhej: Baba është krenar për ty dhe atje ku është, Luizi i madh i Shqipërisë”.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Ndonëse banorëve kiu kërkua që të hynin brenda shtëpisë, ashtu siç ndodh zakonisht kur një dron vjen mbi shtëpinë e famshme, Luizi megjithatë arriti që ta shihte atë.

Kujtojmë që këngëtari në disa rast ka folur për babanë e tij, i cili ka ndërruar jetë rreth dy vite më parë dhe një mesazh që lidhej me të atin e tij padyshim do ta motivonte. /Telegrafi/