Në një konferencë për media, ish-fituesi i medaljes në olimpiadë, ka kërkuar ndihmë materiale nga institucionet shtetërore.

Me këtë rast, Salihi u ka bërë apel drejtuesve të shtetit që brenda dhjetë ditësh ta punësojnë atë, ose dikë nga familja e tij brenda dhjetë ditëve.


“Gjithë jetën time kam punuar për këtë shtet dhe liri qe ne po e gëzojmë sot. Kam thënë se medalja e artë është e popullit të Kosovës. Kam pasur oferta edhe nga serbët për ta marr pensionin dhe të mira materiale, por i kam refuzuar për këtë shtet”, tha Salihu në konferencën e tij për media.

“Sot kërkoj nga presidentja, kryeministri apo kushdo qoftë, të ma bëjnë një vend diku, nëse jo mua, familjes ose fëmijëve të mi. I kanë 10 ditë kohë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app