Aziz Salihu më në fund është i lumtur

“Serbia më ka lutur për pension, por e kam refuzuar, por të tjerët e marrin. Disa që janë në krye të sportit të Kosovës e marrin pensionin”, tha Salihu, po pa saktësuar me emra se për kë bëhet fjalë!
Ai lavdëron ministrin Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sporti të Kosovës, Kujtim Shala.
“Ministri është një njeri shumë i mirë, i fjalës, shumë i dashur dhe pas 18 viteve mi ka krye ato që i kam merituar. Para dy muajve më ka lëshuar një vendim, edhe pse nuk janë ato kushte që i kam merituar, edhe atë e pranova. Shqiptarët i dua, Kosovën e dua, dhe dua t’i them botës se Kosova më ndihmon”, theksoi ‘Zizi’. Ai ankohet se i ka pesë anëtarë të familje, të gjithë me fakultet dhe të gjithë të papunët. Në anën tjetër ‘Zizi’ ka arritur një qëllim shumë të madh, shkruan ‘Bota Sot’.
Është pajisur sipas tij me vizë amerikane.
“Arrita të pajisem për 10 vite me vizë amerikane. Do të shkojë në SHBA për të shfaqur dokumentarin dhe do të takohem më shumë miq. Ky është gëzim im i madh, ndërsa ministri Shala me ka dalë burrë dhe i vetmi që punoj diçka për mua”, tha ai. “Serbia më ka marrë krejt pasurinë”, shtoi ‘Zizi’. “Vjen ramazani, vjen bajrami dhe e meritoj të më jepet diçka nga institucionet shtetërore, pra atë që e meritoj dhe jo të më thonë vazhdimisht nuk ka buxhet”, ankohet Salihu.






















































