LAJMI I FUNDIT:

Azet i pandalshëm, tri milionë për tri ditë me “Uberlebt”

Azet i pandalshëm, tri milionë për tri ditë me “Uberlebt”
Azet...

Superylli shqiptar, Azet, ka vazhduar të pushtojë të gjitha top listat në Evropë.

Reperi spektakolar shqiptar i cili ka krijuar famë në hip hopin gjerman, së fundmi lansoi albumin “Fast Life”.


Përpos që u çertifikua me Platinum, Azet me albumin e ri u sigurua që të shkaktojë sensacion me klipet që i ka pubilkuar.

“Uberlebt” është një projekt që ai e realizoi së fundmi me producentin e OTR, Dj A Boom dhe që shpejt u shndërrua në hit në mbarë Evropën.

Projekti me një videoklip mjaft të bukur është pritur tejet mirë nga adhuruesit e reperit shqiptar që ka pushtuar hip hop skenën gjermane.

Për vetëm tri ditë ai arriti kështu të regjistrojë tri milionë klikime duke arritur dëgjueshmëri të jashtëzakonshme.

Azet pritet të performojë gjatë verës në Prishtinë në Zone Club. /Telegrafi/