Kampioni i Prishtinës fitoi finalen e parë me rezultat 74 me 72, rezultat që shumë lehtë mund të rikthehet nga Rilski, por kapiteni i Prishtinës pret një ndeshje edhe më të mirë në finalen e dytë dhe atë vendimtare, transmeton koha.net.

Siç e keni parë atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme. Rilski startoi më mirë ndërsa ne jo ashtu siç e kemi parashikuar, mirëpo ne kemi pas ngarkesë sepse kemi luajtur tri ndeshje brenda javës”, ka thënë Azemi në “Interaktiv”.


“Por kjo është një fitore e rëndësishme edhe shpresojmë në fitore në ndeshjen kthyese sepse Rilski luan më miri si mysafir sesa si vendas. Kemi edhe ditët kur nuk kemi pasur fat. Kemi mposhtur ekipe edhe më të mira se Rilski, siç ishte Kozhuvi që ka një ekip më të fortë. Ne kemi shpresë që të fitojmë edhe trofeun e Ligës Ballkanike”, ka thënë Edo.

telegrafi sport app