LAJMI I FUNDIT:

Avokati Musa: Pretendimet e ZPS-së nuk “pinë ujë” para gjyqtarëve të Speciales

Avokati Musa: Pretendimet e ZPS-së nuk “pinë ujë” para gjyqtarëve të Speciales

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Skënder Musa, ka komentuar gjykim që ka filluar gjatë të hënës (sot) ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas ZPS-së, personat e mbajtur në qendrat e ndalimit – në Cahan, në Kleçkë, në Jabllanicë, Drenoc, në Likofc, në Baicë… – ishin të shënjestruar pasi shiheshin si kundërshtarë dhe bashkëpunëtor me forcat ish-jugosllave, gjithashtu, ndaluarit u akuzuan se janë spiunë të Serbisë dhe mbështetës të LDK-së.


Sipas avokatit Musa, ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm, por, është trajtim i ligjshëm dhe në trajtim të plotë më konventat ndërkombëtarë që kanë të bëjnë me luftën.

“Te ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin në një farë forme përpiqet me i arsyetua pse kanë bashkëpunuar dhe pse këtë i kanë ndalu, ai ndalin nuk është i paligjshëm është trajtim i ligjshëm dhe në trajtim të plotë në konventat që kanë të bëjnë me luftën. Sepse ata kanë qenë persona të armatosur, e dimë rolin negativ që e kanë pasur shqiptarët që kanë qenë bashkëpunëtorë e Serbisë dhe e dimë se çfarë vrasje kanë kryer kundër popullit shqiptar, siç është rasti, po e mars shembull personin nga Mitrovica dhe që e ka pas nofkën ‘Luli’ dhe që jeton në Serbi dhe paraqitet në televizione dhe ai është ndaluar dhe të thuhet se pse UÇK-ja ka ndalur bashkëkombës të vetë për shkak të dyshimit që kanë bashkëpunuar me bashkëpunëtorin me të vërtetë është e padrejtë”, ka thënë Musa në RTV Dukagjini.

Musa theksoi se kjo nuk “pinë ujë” para trupit gjykues të Speciales, pasi sipas tij, edhe ata e kanë njohuri se një persona i çfarëdo etnie ishte dhe ka bashkëpunuar me kriminelin Sllobodan Millosheviqin dhe ka hyrë në zonën e UCK-së, natyrisht ai nuk ka hyrë për ndonjë gjë tjetër, përves se, me zhvillu ndonjë operacion apo aksion.

“Tash, kjo ‘nuk pinë ujë’ para gjyqtarëve të Speciales se edhe ata e dinë nëse i një shqiptar apo ndonjë pakice tjetër ka bashkëpunuar me Millosheviqin dhe po hynë në zonë të UÇK-së nuk ka hyrë më bisedu ose me shku të familjaret por ka hyrë më kry një aksion”, ka shtuar Musa.

Musa tha se dëshmitarët janë këtë proces gjyqësor janë shumica dëshmitarë rrethanor, pra ata dëshmojnë fjalë të dorës së tretë, duke theksuar se duhet të iu kushtojmë vëmendje dëshmitarëve okularë.

Sipas Musës, nga këta dëshmitaret (rrethanor) të padobishëm do të heqin dore edhe vetë prokuroria.

“Dhomat e Specializuara janë duke u munduar që ta bëjë Gjykatën Speciale më interesanten dhe më të fortën, sepse nuk mundet me ‘qit fall’ as prokurori dhe as kolegji i Speciales se sa ka me zgjatë procesi gjyqësor. Dëshmitarët, e kemi parë janë dëshmitarë rrethanor dhe shumë pakë janë gjyqtarë okularë që e kanë pa ngjarjen, dëshmitarët rrethanorë janë ata që kanë dëgjuar prej kushërinjve, prej tjerëve, pra janë fjalë të dorës që nuk ka lidhje me ngjarjen, me ngjarjet që kanë ndodhur në teren, dhe nga ata dëshmitarët aq të padobishëm kanë me heqë dorë edhe prokurorët vetë. Tri lloje të dëshmitarëve kemi, okularë, dashamirë rrethanorë dhe ata që pretendojnë që janë viktima dhe duhet të vërtetohet se janë viktima të shqiptarëve apo serbëve, prej këtyre ne duhet të i kushtojmë rëndësi dëshmitarëve okularë”, ka treguar Musa.

Ndërkaq, më herët është mbyllur dita e parë e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Më 4 prill, ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të nisin deklaratat e tyre hapëse, në rastin që ka të bëjë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në fillim të gjykimit, ish-kreu i Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi para trupit gjykues se është plotësisht i pafajshëm.

Ai tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.

Po ashtu edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u deklaruan sërish të pafajshëm para trupit gjykues ku e konfirmuan deklarimin e seancës së parë, ku ishin deklaruar të pafajshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori