Gjykata e OKB-së paguan rreth 1,000 dollarë në ditë një avokat amerikan, Peter Robinson, ndërkohë që ai po punon për apelimin ndaj vendimit për dënimin e ish-kryetarin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.
Në një mocion të paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të premten duke kërkuar që afati për aplikimin e apelit të Karaxhiqit të shtyhej edhe 90 ditë, avokati mbrojtës Peter Robinson zbuloi se ai po paguhej rreth 1,000 dollarë në ditë.
Dhoma e Apelit e Gjykatës ka zgjatur tashmë afatin një herë me 90 ditë për shkak se vendimi ishte shumë kompleks dhe ishte më shumë se 2,500 faqe.
Robinson tha të premten se mbrojtja duhet të marrë edhe 90 ditë të tjera, sepse Gjykata e Hagës nuk ka ndarë fonde të mjaftueshme.
“Si rezultat avokati nuk mundi të rekrutonte apo të mbante ndonjë që ta ndihmonte atë me apelimin e çështjes. Sasia e parave e caktuar për 90 ditë ishte 27,500 dollarë, e cila mbulon shpenzime për 27.5 ditë pune për një person”, tha Robinson në mocionin e tij.
Ai shpjegoi se tarifa e tij ishte 125 dollarë ora ose njëmijë dollarë dita.
“Karaxhiq kërkoi një rritje fondi në mars, por nuk mori përgjigje”, shtoi Robinson.
Ai sugjeroi se kjo krijoi “një mungesë barazie midis mbrojtjes dhe prokurorisë”, sepse prokurorët kanë një ekip të plotë që punon për apelimin e çështjes.
Karaxhiq u dënua me 40 vjet burg për krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocid nga Gjykata e Hagës në mars.
Ish-lideri serb i Bosnjës tha muajin e kaluar se vendimi ishte “ï përbindshëm” dhe deklaroi qëllimin e tij për të apeluar ndaj vendimit dhe për të treguar pafajësinë e tij. /kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit