eksperti ad

Qeveri të vendeve të ndryshme i kanë përcjellë SHBA-së mesazhe për ditëlindje.

Francë


Franca ndriçoi Kullën Eiffel me ngjyrat e flamurit amerikan për të shënuar Pavarësinë.

Presidenti francez Emmanuel Macron e kishte ftuar gjithashtu Donald Trumpin në mesin e qershorit për një darkë, për të festuar 250-vjetorin e SHBA-së.

Megjithatë, nuk ishte aq spektakolare sa dhurata e Francës për ditëlindjen e 100-vjetorit: në vitin 1886, populli francez i dhuroi SHBA-së Statujën e Lirisë.

Franca ishte vendi i parë që njohu zyrtarisht pavarësinë e SHBA-së në vitin 1778 dhe mbështeti luftën e saj kundër Britanisë së Madhe.

Kinë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka shënuar përvjetorin e Amerikës gjatë vizitës së Donald Trumpit në Kinë në maj.

"Ky vit shënon 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara", tha Xi.

"Ju shpreh urimet e mia juve dhe popullit amerikan”, shtoi ai.

"Unë besoj fuqimisht se interesat e përbashkëta midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë më të mëdha se dallimet tona", vazhdoi lideri i Kinës.

Izrael

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i dorëzoi personalisht një letër "të veçantë" për Donald Trumpin ambasadorit të SHBA-së në vendin e tij, Mike Huckabee.

Ai shprehu "vlerësimin e tij më të thellë për partneritetin unik dhe të pathyeshëm midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit".



Gjermani

Friedrich Merz, kancelari gjerman, telefonoi Donald Trumpin dje në mëngjes për ta përgëzuar dhe "theksuarlidhjen e veçantë midis gjermanëve dhe amerikanëve".

Flamuri amerikan u projektua në Portën e Brandenburgut në Berlin.

Indi

Kryeministri i vendit më të populluar në botë uroi SHBA-në në rrjete sociale - "në emër të 1.4 miliardë indianëve".

“Besimi ynë i përbashkët në demokraci, sundimin e ligjit dhe potencialin e pakufizuar të popullit tonë e bën miqësinë tonë një forcë për të mirën globale”, tha Narendra Modi.

"Uroj që 250 vitet e ardhshme të sjellin edhe më shumë prosperitet, paqe dhe përparim për SHBA-në dhe ta çojnë partneritetin e dy vendeve në nivele të reja. /Telegrafi/