Avokati i ish-kryetarit të Malishevës Isni Kilajt, Brian Edwards gjatë seancës e cila po zhvillohet në Hagë ka thënë se klienti i tij nuk paraqet rrezik si dhe kërkoi lirimin e tij deri në kryerjen e hetimeve.
Edwards tha se Kilaj ka treguar gatishmëri që të intervistohet menjëherë edhe pa praninë e ndonjë avokati.
Ai u shpreh se Kilaj është familjar dhe ka lidhje jashtëzakonisht të mirë me komunitetin ku jeton.
“Në raportin e arrestimit të tij, nuk mund të marr me mend që mund të ketë ndonjë gjë konfidenciale apo private, por nuk janë përdorur ndaj tij. Nuk mund të më shkoj mendja që ka ndonjë gjë konfidenciale. Kilaj ka bashkëpunuar me vullnet të lirë në arrestimin e tij. Duhet të ketë ndonjë problem në kronologji nga prokuroria…ai është i gatshëm të intervistohet në mënyrë të vullnetshme. Ai do t’i mbush 60 vjeç në dhjetor. Është familjar, i martuar ka dhe fëmijë. Ka lidhje jashtëzakonisht të forta me komunitetin. Nuk ekziston rreziku më i vogël që të kërkoj të pengoj procesin apo ndonjë vepër penale. Një 60 vjeçar që asnjëherë nuk është arrestuar më parë, para 2 nëntorit. Parashtrimet e mija do të paraqiten me shkrim deri në fund të ditës. Është kandidat jashtëzakonisht i mirë që të lirohet për në Kosovë”, ka thënë Edwards.
Gjykatësi kërkoi nga prokurori Holling që t’i japin një afat kohor se kur pritet të ketë një aktakuzë për Kilajn, ndërsa prokurori kërkoi kohë pasi tha “ende nuk e di se sa ka material”.
“Varet nga analiza e materialit që sapo kemi marrë, një pjesë e morëm dje, sot është e shtunë. Ende nuk e dimë çfarë materiali kemi. Më 20 nëntor ne do të jemi në gjendje që të japim një parashikim më të saktë”, tha prokurori Holling. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit