LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit

Në kohën e bisedimeve në Rambouillet, injoranca e shoqërisë kosovare dhe politikanëve të saj lidhur me institucionet e pavarura demokratike, e sidomos me institucionin e Avokatit të Popullit, ka qenë aq e madhe sa e tregojnë vetë pjesëmarrësit e kësaj konference.

Në atë kohë, derisa përpilohej marrëveshja, amerikanët paskëshin insistuar që Kosova të ketë edhe Ombudspersonin e vet (Avokatin e Popullit). Për anëtarët e delegacionit kosovar fjala ombudsperson paskësh qenë tërësisht e panjohur. Njëri nga anëtarët e delegacionit paskësh pyetur se “a e di kush çfarë na qenka ky farë Ombudspersoni”? Një tjetër, me shumë seriozitet, por me hamendje paskësh thënë që sigurisht duhet të jetë farë avioni i NATO-s.


Shtrohet pyetja: sa kemi ecur përpara në katërmbëdhjetë vitet në vijim?

Liri, Pavarësi, Demokraci ka qenë slogani kryesor i Ibrahim Rugovës. Këto tri gjëra mund të konsiderohen të shenjta për Kosovën si interesa strategjike. Lirinë na e solli NATO – intervenimi mbi Serbinë; pavarësinë na e shpalli Geoge W. Bush në Tiranë; kurse institucionet demokratike na i krijoi UNMIK-u e OSBE-ja.

Pa institucione demokratike te pavarura nuk ka demokraci. Këtë duhet ta dinë të gjithë, e sidomos ata që krijojnë politikat e mediave. Është cinizëm kulmor që mediat kosovare i japin 100 fish më shumë hapësirë faktit se a e ka njohur Mali Republikën e Kosovës apo jo, se sa Avokatit të Popullit të Kosovës, i cili deklaron publikisht se po rrënohen institucionet e pavarura dhe se po shkelen se tepërmi të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.

Se a i ka rënë pishman Mali që e ka njohur Kosovën apo nuk e ka njohur fare, kjo ka pak rëndësi karshi asaj çka po ndodhë me demokracinë në Kosovë.

Avokati i Popullit të Kosovës e ka thënë një gjë që të gjithë po e shohim, po rrallë kush po e thotë. Natyrisht, Avokati i Popullit është njeriu më i thirrur për ta thënë atë çfarë ka thënë dhe kjo nuk do të përbënte kurrfarë heroizmi, sikur edhe institucionet e tjera të pavarura ta ngrinin zërin kaq bindshëm e kaq qartë në fushën e vet. Po derisa Avokati i Popullit mbetet i vetmuar, deklarata e tij përbën akt heroik.

Mediat duhet ta kishin temë dite deri në një përmirësim evident në këtë fushë. Por, kjo fatkeqësisht kalohet vetëm me një kronikë ditën kur Avokati paraqitet në opinion dhe me kaq përfundon çdo gjë.
Media është përgjegjëse për zhvillimet në shoqëri, por këtë gjë ende nuk e kanë kuptuar mediat tona në plotëni. Si duket edhe mediat, sikurse edhe institucionet e tjera, siç janë prokuroritë, gjykatat e shumë segmente të tjera të shoqërisë, vuajnë nga mungesa e konceptimit të interesave kombëtare.

Aq më tragjik është fakti se me këtë nuk merret as opozita. Fatmir Limaj ishte deputeti i vetëm që i dha jehonë asaj çfarë deklaroi Avokati i Popullit të Kosovës.

Nëse në Kosovën tonë shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, atëherë humb kuptimin liria dhe demokracia. Ku do të dallohet shteti i Serbisë që na pushtoi 100 vjet më parë me shtetin që e krijuam vet? Ne e luftuam atë shtet pse pikërisht na mohoi këto të drejta. Ftuam gjithë botën përparimtare që të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin tonë dhe atë jo çfarëdo shteti – po një shtet demokratik. Por, shteti demokratik përbehet nga institucionet e pavarura dhe nëse ato rrezikohen, rrezikohet vetë shteti.
Nëse institucioneve të pavarura u humbet substanca dhe funksionojnë vetëm formalisht, atëherë demokracia nuk mund të funksionojë as edhe formalisht

Dhe, shikoni paradoksin: në kohën kur njeriu më i thirrur për këtë çështje, Avokati i Popullit të Kosovës lëshon klithmën se po rrezikohet vetë shteti i Kosovës, mediat tona merret me atë se a e njohu apo nuk e njohu Mali Republikën Kosovës.

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri

Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri

Nutricion
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori