LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Britney Spears ka kërkuar nga gjykata dhe ka nisur peticion për heqjen e kujdestarisë së babait

Avokati i Britney Spears ka kërkuar nga gjykata dhe ka nisur peticion për heqjen e kujdestarisë së babait
(Foto: Twitter/Variety)

Avokati i ri i Britney Spears, Matthew Rosengart, i ka kërkuar një gjykate në Los Angeles që të caktojë një kujdestar të ri mbi pronën e këngëtares dhe në të njëjtën kohë të parandalojë babanë e saj, Jamie Spears, të disponojë me pronat e yllit amerikan.

Në një proces gjyqësor, avokati kërkoi që llogaritari Jason Rubin të caktohet si personi që do të kujdeset për pasurinë e Britneyt në vend të babait të saj, raporton New York Times.


Gjithashtu, sipas gazetës, Rosengart ka depozituar një peticion publik duke kërkuar që babait të këngëtares së famshme t’i pengohet hyrja në pronë pas 13 vjetësh – që në fakt është hapi i parë që avokati premtoi të merrte pas marrjes së detyrës.

(Foto: Twitter/Pop Base)

Tani për tani, detajet e vet peticionit, si dhe kërkesa e avokatit të ri, nuk janë të njohura për publikun e gjerë.

Në 10 vjetorin e vdekjes së Amy Winehouse, fansat paralajmërojnë që të shpëtohet Britney Spears
Lexo po ashtu Në 10 vjetorin e vdekjes së Amy Winehouse, fansat paralajmërojnë që të shpëtohet Britney Spears

“Nëse Jamie e do vajzën e tij, atëherë do ta kuptojë se është koha të tërhiqet në mënyrë që ajo të mund të ketë një jetë të shëndetshme dhe produktive”, ka theksuar Rosengart në një deklaratë për mediat disa ditë më parë.

Edhe pse Britney Spears ka zhvilluar një betejë ligjore kundër babait të saj për shumë vite, për herë të parë në 13 vjet, ylli amerikan është lejuar ta zgjedhë avokatin për ta përfaqësuar atë në këtë çështje.

Mbështetja publike për këngëtaren u rrit veçanërisht pas dëshmisë, në të cilën e quajti pozicionin e babait të saj (që ka kontroll të plotë mbi financat, pasurinë, madje dhe jetën e saj) plotësisht të dhunshëm dhe poshtërues.

Spears deklaroi se qëllimi i saj përfundimtar është heqja e plotë e kujdestarisë, ndërsa deklaroi gjithashtu se nuk ka në plan të performojë për sa kohë që babai i saj ia kontrollon jetën dhe karrierën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori