LAJMI I FUNDIT:

Avokatët në Shqipëri nisin grevën 4 ditore, kundërshtohet vendimi i KLGJ-së

Avokatët në Shqipëri nisin grevën 4 ditore, kundërshtohet vendimi i KLGJ-së

Sot ka nisur greva 4 ditore e avokatëve, siç është lajmëruar dhe më herët.

Sipas Arben Lenës, kryetarit të dhomës së avokatisë në Korçë kjo masë është marrë për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që ul numrin e gjykatave në rrethe.


“Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokatëve të Korçës. Nëse s’ka reflektim deri të premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri tjetrin”, u shpreh Lena.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për 4 ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. /Euronews Albania/