LAJMI I FUNDIT:

Avdyli: Sistemit shëndetësor në Kosovë i mungon reformimi i mirëfilltë, e gjithë Kosova ka vetëm një rezonancë magnetike (Video)

Avdyli: Sistemit shëndetësor në Kosovë i mungon reformimi i mirëfilltë, e gjithë Kosova ka vetëm një rezonancë magnetike (Video)

Neurokirurgu dhe deputeti nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se sistemit shëndetësor në Kosovë i mungon reformimi i mirëfilltë dhe modernizimi.

Avdyli, në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun në RTV Dukagjini, ka thënë se sektori i shëndetësisë nuk mund të përmirësohet me buxhetin aktual që i ka ndarë Qeveria e Kosovës.


“Me këtë buxhet nuk mund të përmirësohet sistemi shëndetësor. Qëllimi i Qeverisë paska qenë ruajtja e stabilitetit, e jo reformimi i sistemit shëndetësor”, tha Avdyli.

Sipas tij, sistemi i informimit shëndetësor ka falimentuar dhe tashmë ai është rikthyer në pikën zero.

“Problem i madh është edhe mungesa e sistemit të informimit shëndetësor. Pa u futur sistemi i informimit shëndetësor nuk mund të filloj as sigurimi shëndetësor”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se në sistemin shëndetësor ka nevojë për decentralizim të përgjegjësive nëpër regjione të ndryshme.

“Basri Sejdiu është drejtor i SHSKUK-së dhe ai njëkohësisht është drejtor edhe në spitalet regjionale dhe këto janë kompetenca të papërballueshme. Sistemi duhet të decentralizohet”.

Avdyli ka thënë se përpos punës së mjekëve edhe puna e infermiereve nuk duhet të injorohet.

“Ka prej infermiereve që nuk kanë mundur të mbarojnë fakultetin për shkak të rrethanave në të cilat kanë punuar në atë kohë, të gjendet mundësia edhe për to dhe të trajtohen me pagë të dinjitetshme”.

Deputeti ka thënë se në pamundësi të implementimit të Ligjit për sigurime shëndetësore,  duhet të rritet buxheti për shëndetësi.

“Kosova e ka GDP-në më të ulët për shëndetësinë…Investimi në shërbime diagnostike është mëse i nevojshëm. E gjithë Kosova ka vetëm një rezonancë magnetike. Si t’i them unë pacientit eja pas shtatë muajve ta bëjmë rezonancën për të parë se nga çfarë vuan ai”, deklaroi Avdyli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori