LAJMI I FUNDIT:

Avdyli: Sindikatat dhe Qeveria e re duhet të vazhdojnë dialogun social

Avdyli: Sindikatat dhe Qeveria e re duhet të vazhdojnë dialogun social

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në një intervistë me gazetarin Muhamet Hajrullahu në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi ka thënë se sindikatat dhe akterët e tjerë qeveritar dhe grupet shoqërore që të vazhdojnë dialogun social.

Avdyli thotë se prioriteti numër një i Qeverisë së ardhshme duhet të jetë rritja ekonomike, krijimi i vendeve të punës, rritja e investimeve dhe krijimi i një perspektive në vend.


“I inkurajoj sindikatat dhe akterët e tjerë qeveritar dhe grupet shoqërore që të vazhdojnë dialogun social për të gjetur një ujdi që të ecin tutje në kuadër të mundësive. Normalisht që problematika numër një që e prek qytetarin e Kosovës është problemet ekonomike, një shkallë e lartë e papunësisë, të drejtat e punëtorëve të shkelur në sektorin privat, por edhe mungesa e një perspektive për ta ka bërë që të kemi një ikje të qytetarëve jashtë vendit, ku ky trend duhet bërë çmos që të ndalet. Prandaj, prioriteti numër një është rritja ekonomike, krijimi i vendeve të punës, rritja e investimeve dhe krijimi i një perspektive”, tha Avdyli.

Ai po ashtu ka thënë se pezullimi i Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese, ka dëmtuar perspektiven ekonomike të shumë punëtorëve.

“Ligji për Paga është një ligj që i ka bërë disa hapa para, por në të njëjtën kohë po shihet se ka qenë një ligj elektoral, sepse nuk ka pas interes të partive në pushtet për të avasuar këtë Ligj. Mënyra se si është trajtuar ky Ligj nga Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese është nonsens, sepse e dëmton thellësisht vullnetin dhe perspektive ekonomike të shumë punëtorëve që e kanë prit që t’i kenë pagat me rritje dhe kjo pakënaqësi është shumë e kuptueshme”, shtoi ai.

Deputetët kërkojnë reforma të thella sektoriale, veçanërisht në shëndetësi dhe mirëqenie sociale
Lexo po ashtu Deputetët kërkojnë reforma të thella sektoriale, veçanërisht në shëndetësi dhe mirëqenie sociale

Gjithashtu, Avdyli në këtë intervistë ka folur edhe për sfidat dhe prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria e ardhshme në mandatin e saj. /Telegrafi/