LAJMI I FUNDIT:

Avdijaj shënon, mediat gjermane dhe trajneri i Schalkes kanë fjalë të mëdha për 50 milionëshin (Video)

Avdijaj shënon, mediat gjermane dhe trajneri i Schalkes kanë fjalë të mëdha për 50 milionëshin (Video)

Schalkes e humbi ndeshjen ndaj Hamburgut 2-1, ndërsa e vetmja pikë pozitve e ‘minatorëve’  ishte Donis Avdijaj, që shënoi një gol të bukur.

Kështu e nis shkrim Waz.de për talentin e Përfaqësueses ës Kosovës, Avdijajn që ia ka bërë sefte në Bundeliga.


Ai shënoi golin e parë në Bundesligë, pas vetëm 20 minutash aktivizimi në lojë.

U fut në me minutën 69-të, derisa në minutën 90 realizoi me goditje volej golin e nderit për skuadrën e tij.

20-vjeçari ka marrë lëvdata nga trajneri i tij, Markus Weinzierl.

Sulmuesi i ri i Kosovës, Donis Avdijaj, shënon super gol me fanellën e Schalkes në Bundesligë (Video)
Lexo po ashtu Sulmuesi i ri i Kosovës, Donis Avdijaj, shënon super gol me fanellën e Schalkes në Bundesligë (Video)

“Ai e kreu punën mirë. Ne e kemi shpresën se ai mund të bëjë edhe më shumë. Vuajti nga lëndimi për një kohë të gjatë dhe stërviste ende me rezervat”, theksoi Weinzierl.

“Jam i lumtur që natyrisht për golin, por më vjen keq për numrin e madh të sulmuesve të lënduar në skuadrën tonë. Megjithatë, kama dëshirë të tregtoj atë që jam në gjendje të bëjë”, ka thënë Avdijaj.

Portali e mbyll shkrimin duke thënë se në Hamburg u pa djaloshi i famshëm që ka një klauzolë për largimin e tij që është 48.5 milionë euro. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x55tr26_2-1-donis-avdijaj-goal-hamburger-sv-2-1-schalke-04-20-12-2016_sport