LAJMI I FUNDIT:

“Avatar: The Way of Water” thyen rekord të madh ndërkombëtar në arkat filmike

“Avatar: The Way of Water” thyen rekord të madh ndërkombëtar në arkat filmike
"Avatar: The Way of Water"

“Avatar: The Way of Water” sapo ka thyer një rekord të madh ndërkombëtar gjatë fundjavës së tij të njëmbëdhjetë në arkë.

Filmi, i cili debutoi më 16 dhjetor të vitit 2022, është vazhdimi i shumëpritur i James Cameron i hitit të tij të vitit 2009, “Avatar”, që është ende filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në mbarë botën.


Që nga premiera e tij në fund të vitit të kaluar, ky tashmë ka fituar afro dy miliardë euro, duke u bërë filmi i tretë me fitimet më të mëdha të të gjitha kohërave.

“Avatar: The Way of Water”

Sipas Deadline, këtë fundjavë fitimet e “Avatar: The Way of Water” tani janë rritur në një total prej mbi dy miliardë eurove në mbarë botën.

Edhe pse nuk është ngjitur më lart në tabelën e përgjithshme, projekti ka thyer një rekord të madh rajonal. Momentalisht është filmi numër 1 madje duke mposhtur edhe “Avatar”-in origjinal.

“Avatar 2” është tashmë filmi i shtatë më fitimprurës i të gjitha kohërave
Lexo po ashtu “Avatar 2” është tashmë filmi i shtatë më fitimprurës i të gjitha kohërave

Përkundër suksesit të jashtëzakonshëm, ka akoma shumë rrugë për t’u bërë filmi 1 i të gjitha kohërave.

Edhe nëse do të shpresonte të arrinte në vendin e dytë dhe të largonte “Avengers: Endgame” të Marvel, filmi do të duhej të fitonte mbi 500 milionë euro.

Fatkeqësisht për “Avatar: The Way of Water”, ecuria e tij e pandërprerë në arkë ka hasur në një konkurrencë të fortë.

“Avatar: The Way of Water”

Edhe pse “Ant-Man and the Wasp: Quantumania” po kalon një javë të dytë të zymtë për një film të Marvel, ai është akoma duke e mposhtur “Avatar”-in në të gjithë bordin.

Publikimet e reja gjithashtu si: “Cocaine Bear” dhe “Jesus Revolution” kanë punuar së bashku për ta çuar vazhdimin e “Avatar”-it në vendin e katërt në arkat e brendshme këtë fundjavë. /Telegrafi/

“Avatar: The Way of Water”

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori