LAJMI I FUNDIT:

“Avatar 2” është tashmë filmi i shtatë më fitimprurës i të gjitha kohërave

“Avatar 2” është tashmë filmi i shtatë më fitimprurës i të gjitha kohërave
(Foto: 20th Century Studios)

Vazhdimi i suksesshëm i James Cameron, “Avatar: The Way of Water” ka fituar 1.708 miliard dollarë (1.59 miliard euro) globalisht, duke kaluar “Jurassic World” (1.67 miliard dollarë/1.55 miliard euro), si filmi i shtatë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

“Avatar 2” kryesoi listat e biletave në kinematë amerikane për fundjavën e katërt radhazi duke fituar 45 milionë dollarë (41.9 milionë euro) të tjera mes të premtes dhe të dielës, sipas Box Office Mojo, derisa fitimi botëror i filmit tejkaloi totalin prej 1.7 miliard dollarësh (1.59 miliard euro), gjë që e bën atë një nga filmat me fitimet më të larta në histori.

Pas vetëm katër javësh nga publikimi, “The Way of Water” ka fituar 517 milionë dollarë (481 milionë euro) në Amerikën Ceriore dhe 1.19 miliard dollarë (1.1 miliard euro) në vendet tjera. Në arkat ndërkombëtare, tani është filmi i pestë me më së shumti përfitime, teksa përpara ka vetëm “Avatar”, “Avengers: Endgame”, “Titanic” dhe “Avengers: Infinity War”.

Bazuar në shitjet e biletave në mbarë botën, “Avatar: The Way of Water” është gjithashtu filmi me fitimin më të madh i publikuar në vitin 2022, si dhe filmi i dytë me fitimet më të larta të epokës së pandemisë, pas “Spider-Man: No Way Home” të vitit 2021 (me 1.91 miliard dollarë/1.77 miliard euro përfitime).

Me këtë ritëm, “Avatar 2” ka një shans real për të kaluar përfitimet prej dy miliardë dollarësh në mbarë botën. Pesë filmat e vetëm në histori që kanë tejkaluar shifrën prej dy miliardë dollarësh janë: “Avatar” (2.9 miliardë dollarë/2.7 miliard euro), “Avengers: Endgame” (2.79 miliardë dollarë/2.59 milionë euro), “Titanic” (2.2 miliardë dollarë/dy miliardë euro), “Star Wars: The Force Awakens” (2.069 miliardë dollarë/1.92 miliard euro) dhe “Avengers: Infinity War” (2.04 miliardë dollarë/1.9 miliard euro)).

Filmbërësi James Cameron i ka realizuar edhe dy nga këta pesë filma (“Avatar” dhe “Titanic”). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori