LAJMI I FUNDIT:

Ava Max publikon fotografi provokuese para pasqyrës: Nuk do të ankohem më për dhimbjet e gjoksit

Ava Max publikon fotografi provokuese para pasqyrës: Nuk do të ankohem më për dhimbjet e gjoksit
Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ashtu si shumë këngëtarë në mbarë botën, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj shkaku i coronavirusit.

Ajo ndërkohë po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.


Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Saranda publikoi një fotografi mjaft provokuese në rrjetin social Instagram, të realizuar gjatë prapaskenave gjatë shfaqjeve të saj.

Ava Max (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Në këtë imazh ajo shfaq gjoksin e saj të kapur me shirita ngjitës, një metodë kjo e cila aplikohet nga stilistët kur veshja te gjoksi është e ekspozuar dhe kërkohet vënia në pah sa më e mirë e tij.

Në mbishkrimin e fotografisë, 25-vjeçarja bëri të ditur se po i mungon jashtëzakonisht shumë ajo kohë dhe se nuk do të ankohej edhe njëherë për dhimbjet, në qoftë se do t’io rikthehej sërish normalitetit.

“Më ka marrë malli për të kapur lart gjokset e mia në fotosesione! Unë kurrë nuk do të ankohem për këtë dhimbje përsëri”, kanë qenë fjalët e artistes me origjinë shqiptare.

Ava Max përndryshe gjatë këtyre ditëve të karantinimit, publikoi për ndjekësit e saj versionin akustik të këngës së saj më të fundit “Salt”, e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori