LAJMI I FUNDIT:

Ava Max performon në mënyrë energjike hitin e saj “Sweet But Psycho” në spektaklin ‘Today’

Ava Max performon në mënyrë energjike hitin e saj “Sweet But Psycho” në spektaklin ‘Today’
Ava Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images for Billboard/Guliver)

Këngëtarja shqiptare në ngritje, Ava Max, të premten i ka vizituar zyrat e NBC për të interpretuar në spektaklin televiziv, Today.

24-vjeçarja e ka performuar hitin botëror, “Sweet But Psycho” dhe ka biseduar me Hoda Kotb dhe Carson Daly në lidhje me suksesin e kësaj kënge.


Me këtë rast, Ava kishte veshur një pallto të kuqe dhe pantallona të lëkurës, ndërsa shoqërohej edhe nga dy valltare për ta kompletuar performancën.

Nikoqirët e emisionit e kanë pyetur këngëtaren lidhur me kryesimin e top-listës së Billboard për artistët në zhvillim, ndërsa ajo ka thënë se krahas kënaqësisë është edhe një përgjegjësi e madhe.

“Është padyshim mahnitëse. E kam bërë këtë punë qe një kohë të gjatë, por prej daljes së kësaj kënge duket sikur gjithçka ka ndodhur brenda natës, edhe pse nuk ka ndodhur ashtu”, ka thënë Ava.

Amanda Ava Koci është një këngëtare me origjinë shqiptare e lindur në Wisconsin të SHBA-ve, ku prindërit e saj kishin shkuar nga Saranda.

Ajo publikoi këngën e saj të parë të debutuese “Way My Way”, përmes “Records Atlantic” më 20 prill 2018, teksa më pas ka sjellë edhe këngën “Slippin” në duet me reperin e njohur shqiptar, G4shi.

Ava tash është duke e vazhduar karrierën në Londër, ku është zhvendosur së bashku me familjen e saj. Pas suksesit të “Sweet but Psycho”, pritet që ajo t’iu bashkohet artisteve tjera shqiptarë me renome botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori