LAJMI I FUNDIT:

AUV Maqedoni: Në tregun tonë nuk ka ujëra minerale dhe pije të gazuara të pasigurta

AUV Maqedoni: Në tregun tonë nuk ka ujëra minerale dhe pije të gazuara të pasigurta

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari deri më tani përmes Sistemit evropian për raportim të shpejtë të ushqimit të pasigurtë dhe ushqimit për kafshë – RASSF nuk ka marrë njoftim se në tregun e RMV-së janë plasuar ujëra minerale dhe pije të gazuara të pasigurta.

Nga AUV sot përmes kumtesës informojnë se janë përforcuar kontrollet inspektuese gjatë importit të ushqimit nga ky vend.


“Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, AUV e ndjekë gjendjen me rastet e helmimit me pije të gazuara dhe ujë mineral në Republikën e Kroacisë. Janë përforcuar kontrollet inspektuese ndaj importit të ushqimit nga ky vend dhe nëse paraqitet nevoja, me kohë do të ndërmerren masat e nevojshme për mbrojtje të qytetarëve dhe nga ky lloj i prodhimeve të pasigurta“, thuhet në kumtesën e AUV-së.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për helmimin e qytetarëve me pije të gazuara në Kroaci
Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare shkruajnë për helmimin e qytetarëve me pije të gazuara në Kroaci

Në Kroaci, sipas lajmërimit të mediumeve, janë hospitalizuar katër persona për shkak të helmimit me pije të gazuara. Tre persona kanë përfunduar në spital, në Zagreb, ndërsa një në Rijekë. Janë marrë mostra dhe janë dërguar për analiza të mëtutjeshme. Në Rijekë një person 19-vjeçar ka përfunduar në spital me lëndime në ezofag dhe në stomak pasi që kishte konsumuar pije joalkoolike në një restoran.

Mediumet kroate i përmendin edhe rastin me djaloshin në Krapinë, i cili para disa javësh përfundoi në spital pasi që kishte konsumuar lëng molle dhe të një burri në Pullë, ezofagu i të cilit ishte lënduar rëndë pasi që kishte konsumuar ujë mineral në një restorant në Rijekë, në muajin maj.