LAJMI I FUNDIT:

AUV: Majonezi shkak që disa persona u helmuan në një lokal në Mitrovicë

AUV: Majonezi shkak që disa persona u helmuan në një lokal në Mitrovicë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se pas hulumtimeve që kanë bërë ka rezultuar se majonezi ka qenë shkaku që disa persona janë helmuar në Mitrovicë para disa ditësh.

AUV thotë se lokali vazhdon të jetë i mbyllur dhe se kanë iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës të biznesit, transmeton Telegrafi.


“Në bazë të hulumtimit epidemiologjik dhe rezultateve mikrobiologjike vlerësohet Epidemi kolektive e shkaktuar nga Salmonella Enteritidis. Salmonella Enteritidis u izolua në mostra të ushqimit (majonez dhe majonez me përshutë) dhe në mostra humane. Staphylococcus aureus u izolua në strishot e marra nga duart e personit që ka përgatitur dhe shërbyer ushqimin si dhe nga kapësja e ushqimit”, thuhet në njoftm.

AUV thotë se “më datë 6 tetor 2023 pas orës 18:00, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e QKMF në Mitrovicë, pacient si raste të dyshimta në helmim me ushqim me shfaqje të simptomave: temperaturë, ethe, dhimbje barku, mundim, vjellje, dhembje të muskujve dhe kokëdhimbje. Kryesisht persona (nxënës të shkollave fillore, gjimnazit, shkollës ekonomike dhe shkollës së mesme të muzikës e cila gjendet afër lokalit “Fast Food On Top”).

Në mesin e të helmuarve në një lokal të ushqimit në Mitrovicë edhe 10 nxënës, policia jep detaje
Lexo po ashtu Në mesin e të helmuarve në një lokal të ushqimit në Mitrovicë edhe 10 nxënës, policia jep detaje

“Të gjithë pacientët kishin konsumuar ushqim në “Fast Food On Top” më datë 5 dhe 6 Tetor, 2023 para dite dhe pasdite (hamburgerë me pleskavicë, dyner, chicken burger, majonez, ketchup dhe sallatë ruse). Pas njoftimit, Inspektorët Sanitarë të AUV-së në Mitrovicë menjëherë kanë dalë në vend ngjarje bashkë me ekipin e QRSHP-ës dhe Policisë”, thekson AUV.

Tutje, në njoftim thuhet se inspektorët bashkë me Policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta “Fast Food On Top”, Rr. Skënderbeu, Mitrovicë. Fillimisht është ndaluar puna e lokalit sipas legjislacionit në fuqi.

“Janë marrë katër (4) mostra të ushqimit (hamburger, mishi i pulës, dyner, majonez dhe sallatë ruse) Ato janë dërguar për ekzaminim mikrobiologjik në QLT – IKShPK. Janë marrë katër (4) strisho të mjeteve të punës: nga pjata e servimit të ushqimit, nga shkopi i dynerit, nga tavolina para frigoriferit, nga kapësja e ushqimit. Një strisho nga duart e personit që ka përgatitur dhe shërbyer ushqimin”.

AUV thotë se “në bazë të hulumtimit epidemiologjik dhe rezultateve mikrobiologjike vlerësohet Epidemi kolektive e shkaktuar nga Salmonella Enteritidis. Salmonella Enteritidis u izolua në mostra të ushqimit (majonez dhe majonez me përshutë) dhe në mostra humane. Staphylococcus aureus u izolua në strishot e marra nga duart e personit që ka përgatitur dhe shërbyer ushqimin si dhe nga kapësja e ushqimit”.

“Është iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës të biznesit individual (ka kryer kundërvajtje nga neni 16, paragrafi 1 nënpagrafi 1.1 që sanksionohen sipas nenit 40 paragrafi 1.3, të Ligjit Nr. 08/120 për Ushqimin). Subjekti afarist vazhdon te jete i mbyllur deri ne eliminimin e te gjitha mangësive të evidentuara në urdhëresat me proces inspektues”, njofton AUV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori