LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet holandeze, detaje të reja mbi ekzekutimin e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë: Ishte person i rrezikshëm, kishte ushtri në Holandë

Autoritetet holandeze, detaje të reja mbi ekzekutimin e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë: Ishte person i rrezikshëm, kishte ushtri në Holandë

Mediet holandeze kanë zbardhur sot të tjera detaje mbi ekzekutimin e Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, që njihej në qarqet e emigrantëve shqiptarë në Holandë edhe si politikani shqiptar, Festim Lato.

Prestigjiozja holandeze “Telegraaf” ka publikuar së fundi një artikull të zgjeruar rreth aktivitetit të Latos, duke zbuluar se ai kishte ushtrinë e tij private në fshatin Gelderland të Afferdenit.


Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë jetonte në një fermë në Kerkdam në Afferden, të cilën e kishte kthyer në kazermë të mbushur me ushtri private.

Kjo medie ka publikuar foto dhe video të paradës së ushtrisë private të politikanit shqiptar, ndërsa citon edhe disa deputetë holandezë, të cilët e quajnë të rrezikshëm Festim Laton, përcjell gazeta Tema.

“Ky njeri ishte potencialisht i rrezikshëm dhe shkelte ligje të shumta. Dua të di nga ministri nëse kishte dijeni për atë që po ndodhte.

Unë gjithashtu dua të di se ku ka shkuar kjo ushtri private dhe veçanërisht ku janë armët tani. A ka mundësi që një mashtrues nga një vend i panjohur të krijojë ushtri këtu?!, ka thënë një deputet, duke shtuar se policia, gjyqësori dhe bashkia kanë dështuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Të gjitha lajmet nga Festim Lato
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Festim Lato

Ndërkohë, një sipërmarrës holandez, që ka qenë prezent në paradën ushtarake, është shprehur se ishte mrekulluar nga ushtria private në brendësi të Gelderlandit.

“Se këtë e lejuan politikanët holandezë, nuk mundem ta them. Si ia doli Lato të bënte gjithë këtë? E shikoja me çudi. Por presidenti më premtoi se do të ndërtojë 210 kilometra rrugë të reja në shtetin e tij të ri, Çamëri”, ka thënë ai.

Festim Lato u ekzekutua më 21 korrik të këtij viti, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet në një rrugë në Nijmegen të Holandës.

Autoritetet holandeze nuk kanë zbardhur ende të vërtetën e vrasjes së politikanit shqiptar, por deri më tani janë publikuar dëshmi të shumta, që pretendojnë se janë mashtruar nga Lato, i cili në emër të Çamërisë iu kishte marrë miliona euro.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori