Rritja enorme e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë, po i shkakton dëme të mëdha buxhetit të shtetit, por edhe kompanive të sigurimeve që operojnë në tregun kosovar.
Ky ishte konkludim i përbashkët i pjesëmarrëseve në tryezën e organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës.
Të dhënat e prezantuara rreth numrit të automjeteve të paregjistruara në raport me vitin paraprak, kanë shqetësuar tej mase pjesëmarrësit në këtë tryezë, ku krahasuar me vitin paraprak, sivjet janë 109 mijë vetura më pak të regjistruara.
Po ashtu, u prezantuan edhe të dhëna rreth humbjeve të mëdha që po i shkaktojnë buxhetit të shtetit, por edhe industrisë së sigurimeve mos regjistrimi dhe mos-sigurimi i automjeteve nga qytetarët e Kosovës.
Sipas statistikave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2017, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 12 mijë tiketa për automjetet që janë hasur në rrugë pa qenë të regjistruara dhe të njëjtat automjete kanë shkaktuar mbi 4 mijë aksidente, ku dhe numri i të vdekurve që janë evidentuar nga këto aksidente është mbi 100 persona.
Gjatë tryezës të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar që në ditët në vijim të gjitha palët që janë të përfshira në këtë proces do ta nënshkruajë një dokument të përbashkët sipas të cilit të gjitha palët e përfshira në këtë proces do të marrin përgjegjësitë e tyre për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve konkrete për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara e të pasiguruara në komunikacion rrugor.
Në këtë tryezë morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, Ramize Ramadani, ushtruese e detyrës së Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga Banka Qendrore e Kosovës, Sebahate Muharremi, drejtoreshë e Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve, Feriz Lahu nga Policia e Kosovës, Blerim Pushkolli, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Besarb Blakaj, kryesues i Bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve, por edhe zyrtarë nga Shoqëria Civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

‘Merre Vetë dhe Shko’ – Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

Bitcoin arrin vlerën e 118 mijë dollarëve - pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

Nike në Melodia PX: Zgjidhja e duhur për çdo moment të ditës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë