LAJMI I FUNDIT:

Autobusi ngatërroi rrugën dhe grupmoshat U18 të Arsenalit që do luanin ndaj Brighton, përfunduan në qytetin e gabuar

Autobusi ngatërroi rrugën dhe grupmoshat U18 të Arsenalit që do luanin ndaj Brighton, përfunduan në qytetin e gabuar

Skuadra e Arsenalit nën 18 vjeç, e drejtuar nga ish-lojtari Jack Wilshere, ka pasur një moment të pazakontë këtë të shtunë, ku ka gabuar vendin qe do të zhvillohet ndeshja.

Skuadra e “Topçinjve” kishte planifikuar një udhëtim drejt Brighton, por sipas shtypit anglez, autobusi që transportonte ekipin, gaboi rrugën dhe përfundoi në qytetin e Bournemouth, gjithashtu në jug të Anglisë, por 3.5 orë më larg se Brighton, duke penguar kështu zhvillimin e ndeshjes.


Fillimisht e planifikuar për në orën 12:00, takimi u vonua me gjysmë ore, por më shumë se 150 kilometrat që ndajnë dy qytetet britanike, përfunduan duke bërë që të shtyhet ndeshja për një datë që do të përcaktohet së shpejti.

Wilshere, 31 vjeç, u emërua si trajner i U18 i Arsenalit në korrik 2022, pasi i dha fund karrierës si futbollist. Ish-reprezentuesi anglez ishte një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij, por lëndimet e penguan që ta shfaq potencialin e tij të plotë.

Ai ka bërë mirë gjatë kohës së tij në krye të grupmoshave U18 të Arsenalit. “Topçinjtë” arritën në finalen e sezonit të kaluar të FA Youth Cup, kompeticioni më prestigjioz për të rinjtë në futbollin anglez, por u mposhtën me rezultat 5-1 nga West Ham në “Emirates”.

Wilshere zhvilloi bisedime me ekipin amerikan Colorado Rapids muajin e kaluar, për pozicionin e menaxherit të tyre, i cili është ende vakant, megjithatë, ish-mesfushori mbetet në krye të U18-ve të Arsenalit për momentin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori