LAJMI I FUNDIT:

Autizmi nuk shërohet, me autizmin jetohet

Autizmi nuk shërohet, me autizmin jetohet

Çrregullimet nga spektri i autizmit në shekullin e 21-të çdo vit janë në rritje

“IDIK”
Mbështetur nga MASHT

Nga njëra anë kemi numër të madh të fëmijëve/personave në spektër, derisa nga ana tjetër kemi imazhe të ndryshme klinike, d.m.th. vështirësi të ndryshme.

Popullata e përgjithshme më së shpeshti e lidh çrregullimin nga spektri i autizmit me problemet e të folurit. Vështirësitë në të folur janë të pranishme, mirëpo ato ndryshojnë nga rasti në rast.

Disa fëmijë mund të kenë vështirësi të theksuara në kuptimin e të folurit të ambientit, andaj vetvetiu edhe pamundësi të të folurit të kuptueshëm.

Derisa nga ana tjetër, disa fëmijë mund të shfaqin sulme në formë të moskuptimit të ironisë, sarkazmit, kuptimit të transmetuar dhe vetvetiu lehtë mbeten “të pavërejtur”. Midis këtyre dy ekstremeve janë të pranishme edhe variacione të shumta në vështirësi të komunikimit.

Disa nga problemet më të shpeshta të cilat shfaqen janë:

– eholaliat – përsëritja e fjalëve (momentale, por edhe të pezulluara),
– problemi me rastin e përdorimit të përemrave (UNË – TI, vazhdimisht ai raport ndryshon gjatë të folurit spontan)
– fjalori i varfër,
– përdorimi i fjalive gramatikisht të mangëta (shpesh pa folje ndihmëse dhe/ose pa parafjalë),
– vështirësi me rastin e tregimeve të ngjarjeve apo të planeve të ardhshme, etj.

Zhvillimi gjuhës së folur te fëmijët me çrregullim nga spektri i autizmit dallohet. Disa prindër theksojnë që fëmija ka folur dhe në një moment është përkeqësuar.

Te disa fëmijë vonesa në zhvillimin e gjuhës së folur ka filluar nga mosha më e hershme, ndërkaq disa fëmijë kanë rrjedhë të zhvillimit të gjuhës së folur me veçantitë e veta, mirëpo me tretman adekuat ai ka trend në rritje.

Ka imazhe të shumta klinike, mirëpo ajo që është e përbashkët për të gjithë është që me intervenimin/tretmanin duhet të fillohet sa më parë. Kjo “sa më parë”, do të thotë sapo të vërejë ndonjë shmangie nga zhvillimi tipik.

Nuk duhet pritur diagnozën e vërtetë dhe përfundimtare, sepse në atë mënyrë humbin kohë. Nuk do të thotë që çdo e folur e vonuar është çrregullim nga spektri i autizmit, as çdo çrregullim nga spektri i autizmit nuk kupton tretman intensiv logopedik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori