LAJMI I FUNDIT:

Ausilio flet për situatën e Icardit, Handanovicit, Vidalit dhe Ramiresit

Ausilio flet për situatën e Icardit, Handanovicit, Vidalit dhe Ramiresit

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio këmbëngul se klubi nuk kanë frikë për humbjen e Mauro Icardi për 110 milionë euro, teksa ka folur edhe për shumë gjëra rreth thashethemeve të transferimeve.

Klauzola e lirimit të Icardit konsiderohet e ulët në klimën e tanishme të tregut të transferimeve, por Ausilio e bëri të qartë që Interi ishte i sigurt për mbajtjen e sulmuesit, ndërsa mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal nuk ishte një objektiv real për afatin e dimrit.


Ausilio: Icardi është i lumtur me Interin, nuk ka nevojë për klauzolë të re
Lexo po ashtu Ausilio: Icardi është i lumtur me Interin, nuk ka nevojë për klauzolë të re

“Rinovime? Ne jemi duke punuar në Handanovicin dhe mendoj se do ta finalizojmë së shpejti marrëveshjen. Miranda? Ai ka një kontratë deri në vitin 2019, nuk ka asnjë nguti”, ka thënë fillimisht Ausilio për Tuttosport.

Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës

“Klauzola e Icardit prej 110 milionë eurove? Ne nuk kemi frikë për humbjen e Icardit”.

“Jemi të lumtur me të dhe ai është me i lumtur me ne. Nëse Icardi donte të largohej ose donim ta shisnim, edhe nëse klauzola e tij ishte 150 milionë euro, nuk do të ndryshonte shumë situatën. Fati i Icardit qëndron te Interi, jam i sigurt për këtë”.

Icardi: Jam tifoz i Interit që kur isha fëmijë, ëndërroj të luaj me Messin te zikaltrit  
Lexo po ashtu Icardi: Jam tifoz i Interit që kur isha fëmijë, ëndërroj të luaj me Messin te zikaltrit  

“Ramires? Ne nuk do ta diskutojmë atë si lojtar, por është e klubit për të vendosur se çfarë është më e mira për Interin. Sido që të jetë, ne kemi tashmë pesë mesfushorë shumë të mirë”.

Vidal dhe Ramires kanë qenë shumë të përfolur për një transferim gjatë janarit

“Janar? Dua të jem i qartë, sepse nuk është e drejtë të mashtrosh tifozët, por nuk mund të bëjmë nënshkrime që nuk përshtaten me financat tona”.

Vidal në Inter gjatë janarit?
Lexo po ashtu Vidal në Inter gjatë janarit?

“Ne kemi paraqitur tashmë një pamje të llogarive tona në UEFA për sezonin 2017-18, dhe nëse ne do të ndryshonim diçka, duhet të ndryshojmë të gjitha planet tona”.

“Nuk mund të hyjmë në tregun e transferimeve dhe të shpenzojmë 30-40 milionë euro: kjo është për të gjithë, jo vetëm për Vidalin”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori