LAJMI I FUNDIT:

Atletico u përpoq ta rikthente Griezmannin, por Barcelona refuzoi tre lojtarët e ofruar si shkëmbim nga madrilenët

Atletico u përpoq ta rikthente Griezmannin, por Barcelona refuzoi tre lojtarët e ofruar si shkëmbim nga madrilenët

Antoine Griezmann u largua nga Atletico Madrid në verën e vitit 2019 duke iu bashkuar Barcelonës për 120 milionë euro.

Por paraqitjet e francezit në Camp Nou kanë qenë zhgënjyese, pasi ai nuk i ka arritur pritshmëritë.

Megjithatë Atletico Madrid ka bërë përpjekje për ta rikthyer francezin në kryeqytetin spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës.


Sipas asaj që ka raportuar mediumi spanjoll Carrusel Deportivo, Atletico i ka ofruar një marrëveshje shkëmbimi Barcelonës, por që katalunasit e refuzuan atë.

Skuadra madrilene nuk ofroi para, por i ofroi katalunasve tre futbollistë në këmbim të sulmuesit francez.

Thomas Lemar, Alvaro Morata dhe mbrojtësi qendror Mario Hermoso ishin të përfshirë në ofertë si shkëmbim me Griezmannin, por kjo ofertë nuk e ka kënaqur presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, tanimë ish-presidenti i Barçës, Bartomeu ishte i gatshëm ta lejonte largimin e francezit, por vetëm nëse për të paguheshin 120 milionë euro.

Gjithsesi Griezmann nuk duket se do të ketë të ardhme te Barcelona, pasi ai edhe këtë edicion nuk është në formën e tij më të mirë.

29-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar vetëm dy gola e duke asistuar në një tjetër.

Paris Saint Germain mbetet skuadra më e interesuar për të, por në garë është edhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbolli evropian dëshmoi mbrëmë skena surreale, ekipi luajti me fanella të bardha në një terren krejtësisht me dëborë

Futbolli evropian dëshmoi mbrëmë skena surreale, ekipi luajti me fanella të bardha në një terren krejtësisht me dëborë

Ligat tjera
Gjiganti anglez konsideron transferimin e Joao Cancelos

Gjiganti anglez konsideron transferimin e Joao Cancelos

Premier League
Giroud u bë viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

Giroud u bë viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

Ligat tjera
Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin

Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin

Ndërkombëtare
Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori

Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori

La Liga
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori