LAJMI I FUNDIT:

Atletico përmbys Milanin në San Siro

Atletico përmbys Milanin në San Siro
(Foto: Twitter/AC Milan)

Atletico Madridi është rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Milanin në San Siro (2-1), ndërkohë që vendasit pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilluan me një lojtar më pak në fushë.

Rossonerët shënuan një gol të bukur përmes Rafael Leao (20′), i cili pranoi një top nga Brahim Diaz dhe reagoi për mrekulli duke dërguar topin në rrjetë.


Mirëpo, dy kartonë të verdhë të Franck Kessie në pjesën e parë, bënë që vendasit të mbetnin me një lojtar më pak fushë që nga minuta e 29-të.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Skuadra spanjolle ishte në kërkim të golit të barazimit, porse Leao dhuroi spektakël me një goditje akrobatike që u përplas në shtyllë.

Inferioriteti numerik në fushë ndikoi në rënien e nikoqirëve në pjesën e dytë, ndërsa Los Rojiblancos ishin vazhdimisht në kërkim të golit dhe ia dolën të realizonin dy herë.

Fillimisht, rezultati u barazua nga Antoine Griezmann (84’) dhe pastaj Luis Suarez e shënoi golin e fitores nga penalltia (90’+7).

Atletico Madridi ka katër pikë në Grupin B dhe ndodhet në vend të dytë, kurse lider është Liverpooli me gjashtë pikë. Milani është pa pikë në fund të grupit. /Telegrafi/

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1442933252734341120

https://twitter.com/TopFootballShow/status/1442957172732616712