LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi synon ta marrë falas Insginen

Atletico Madridi synon ta marrë falas Insginen

Vazhdon të ketë raporte të përziera për Lorenzo Insignen, me Napolin që përpiqet të shesë tani për rreth 30 milionë euro, ndërsa thuhet që Atletico Madridi do të presë që ai të bëhet një lojtar i lirë verën e ardhshme.

Kapiteni i Napolit nuk është aspak afër të bie dakord për një kontratë të re dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit.


Ai priste një rritje page pasi fitoi Euro 2020, ndërsa raportohet se Napoli dëshiron që ai të pranojë një shkurtim të konsiderueshëm nga paga e tij ekzistuese.

Rinovimi mes Insignes dhe Napolit duket larg, Interi futet në garë për italianin
Lexo po ashtu Rinovimi mes Insignes dhe Napolit duket larg, Interi futet në garë për italianin

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Atletico Madrid i ka bërë të ditur Insignes se janë të gatshëm të presin që ai të bëhet lojtar i lirë dhe ta marrin verën e ardhshme.

30-vjeçari është në treg për 25-30 milionë euro, me Interin, Evertonin, Zenitin dhe Tottenhamin të interesuar për shërbimet e tij.

Sipas Corriere dello Sport, Insigne u tha shokëve të skuadrës së Napolit se ai do të mendojë seriozisht për një largim gjatë kësaj vere.

Zbulohet oferta e Interit me Sanchezin plus para për Insignen
Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Interit me Sanchezin plus para për Insignen

Megjithatë, largimi varet shumë nga opsionet në dispozicion të tij, pasi Napoli do të preferonte të shiste yllin e tyre jashtë vendit, ndërsa ai mund të ishte më i prirur drejt qëndrimit në Itali.

Shumë raporte të tjera sugjerojnë se Insigne është më se i lumtur të qëndrojë në Stadio Diego Armando Maradona për këtë sezon dhe pastaj të shohë se çfarë zhvillimesh ka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori