LAJMI I FUNDIT:

Atletico bën një hap para, por gjërat vendosen në Munih (Video)

Atletico bën një hap para, por gjërat vendosen në Munih (Video)

Atletico Madridi ka regjistruar fitore prej 1-0 kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Vicente Calderon.

Ishte një gjysmë e parë taktike ndërmjet dy skuadrave që vepronin sipas urdhrave të trajnerëve. Bavarezët e patën më shumë posedimin, mirëpo nuk arrinin ta thyenin skuadrën kompakte vendase.


Nga ana tjetër, nikoqirët e prisnin shansin e tyre për të ndëshkuar dhe pikërisht atë e bënë.

atle

Saul Niguez pranoi një top nga Fernandez dhe magjepsi me solo aksionin e tij. Mesfushori shkoi në sulm dhe i kaloi disa lojtarë të bavarezëve, para se të shënonte (11’).

Vizitorët e nisën furishëm gjysmën e dytë. Një nga shanset më të mira në këtë periudhë e pati Alaba, goditja e fuqishme e të cilit u ndal vetëm nga shtylla.

alaba

Dominimi i Bayernit vazhdoi edhe më tej, por ekipi i Diego Simeones u kthye për të rrezikuar. Torres pati një mundësi fantastike për golin e dytë, por atë ia mohoi shtylla.

Kjo fitore e vë Atletico Madridin në një pozitë të mirë për të shkuar në finale, megjithatë ndeshja kthyese zhvillohet në Allianz Arena, ku Bayern Munichu mund të përmbysë gjithçka. /Telegrafi/

1-0: Goli i bukur i Saul Niguez ndaj FC Bayern München. Super gol nga spanjolli :O

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 27 April 2016