LAJMI I FUNDIT:

Atkinson merr pushim nga aktrimi që të kujdeset për vajzën e tij

Atkinson merr pushim nga aktrimi që të kujdeset për vajzën e tij
Rowan Atkinson (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Rowan Atkinson u ka thënë miqve të tij se do të marrë pushim nga puna për t’u kujdesur për vajzën e tij.

Ylli i njohur për karakterin e Mr Bean dhe partnerja e tij, Louise Ford, në dhjetor të vitit 2017 pritën në jetë vajzën Isla.

Rowan Atkinson (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Aktori dëshiron të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për vajzën, në mënyrë që t’i japë shans partneres së tij që të përqendrohet më shumë në aktrim.

Louise në të kaluarën ka luajtur në komedinë “Crashing”, si edhe në ekranizimin satirik të Channel 4, “The Windsors”, ku luan rolin e Kate Middleton, dukeshës së Cambridge.

Lajmet për MR BEAN
Lexo po ashtu Lajmet për MR BEAN

“Rowan e ka zakon që t’i befasojë njerëzit dhe e ka bërë sërish me këtë njoftim”, ka thënë një burim i afërt me komikun për The Sun.

“Ai ka thënë se do të pushojë nga puna për të qëndruar me Islan dhe kjo do t’ia mundësojë Louises që të fokusohet në karrierën e saj që po shkon mirë”, ka shtuar burimi.

64-vjeçari Atkinson dhe 35-vjeçarja Ford janë në lidhje që nga viti 2014. Rowan është baba i një djali 23 vjeçar dhe një vajze 21 vjeçare nga martesa me Sunetra Sastry (me të cilën është ndarë pikërisht në vitin 2014). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Kalo në kategori