LAJMI I FUNDIT:

Atalanta, Ajax i Italisë, që po kërcënon hierarkinë e Series A

Atalanta, Ajax i Italisë, që po kërcënon hierarkinë e Series A
Atalanta . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Së pari erdhi një barazim, pastaj erdhi dominimi ndaj Juventusit.

Pastaj dhe e largoi fuqinë më të madhe të ligës nga gara.


Nuk ishte Ajaxi.

Ishte Atalanta, një klub provincial jashtë Milanit që po kërcënon të hedhe poshtë klubet e hierarkisë së zakonshme të Series A.

Quhen “La Dea” apo ‘Perëndesha, por Atalanta ka qenë me të vërtetë duke luajtur në mënyrë hyjnore këtë vit.

Atalanta . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pas eliminimit të Juventusit 3-0 në çerekfinale të Kupës, Atalanta hoqi dorë nga gara edhe Fiorentinën për të arritur finalen e Kupës së Italisë, ku do të luajë  kundër Lazios këtë muaj.

Në mes këtyre rezultateve, Atalanta prodhoi një fitore mahnitëse 2-1 ndaj Napolit – duke e bërë vetëm klubi i dytë italian përveç Juventusit që fitoi në stadiumin San Paolo këtë sezon.

Njër seri pozitive prej 9 ndeshje në Serinë A e ka ngjitur Atalantan në vendin e katërt, e cila dërgon drejtpërdrejtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Atalanta është tre pikë prapa Interit që është i tret, dhe pas vetës ka katër klube – Roma, Torino, AC Milan dhe Lazio – duke asur diferenca me ta nha një pik deri në katër.

“Ne kontrollojmë fatin tonë. Niveli ynë i moralit është përtej kulmit”, thotë trajneri Gian Piero Gasperini. ”

Orari, megjithatë, është një sfidë. Atalanta viziton Lazion të dielën, një paraqitje para finales së Kupës dhe udhëton për të luajtur me Juventusin në raundin e parafundit.

“Ne mund të marrim gjithçka apo asgjë, thjesht nuk mund ta ndalojmë luftën tani”, thotë trajneri.

Trajneri Gian Piero Gasperini . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Me një stil të lirë të të luajturit të ngjashme me Ajaxin, Atalanta ka fituar një reputacion për shpirtin luftarak dhe rezultatet e fundit.

68 golat e shënuara në Serie A i bën bashkë ata me Juventusin më së shumti në Serie A, pasi treshja e sulmit Duvan Zapata, kapiten Alejandro “Papu” Gomez dhe Josip Ilicic, kanë krijuar dhimbje koke për çdo mbrojtje.

21 golat e Zapatas e kanë vënë atë në krye së bashku me Krzysztof Piatekub (Milan). Aty janë edhe Fabio Quagliarella (Sampdoria) dhe Cristiano Ronaldo (Juventus).

“Ne kemi luajtur në nivel të lartë për shumë muaj, por nuk ka asnjë mënyrë që lodhja fizike apo mendore të na ndalë tani”.

Tifozët e Atalantas . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ne jemi plot besim, përndryshe nuk do të prodhonim këto rikthime. Ne gjithmonë besojmë se mund ta ndryshojmë rezultatin e ndeshjes”, thotë Gasperini.

Klubi nga kjo javë do ta dërgojë stadiumin në rinovim, kur do të punohet deri në sezonin 2021-22.

Ndërtimi në projektin me tre faza do të fillojë menjëherë, që do të thotë se Atalanta do të luajë ndeshjet e fundit kundër Genoas dhe Sassuolos në stadiumin Mapei.

Pra, tifozët po mobilizohen për të udhëtuar në masë për ndeshjet e mbetura të ekipit.

Gomez duke festuar

“Ne duam t’i sjellim të gjithë Bergamon në Romë për finalen e Kupës”, thotë Gomez.

Klubi e ka fituar Serien B gjashtë herë, ndërsa trofeu i vetëm i madh i Atalantës ishte kupa italiane e fituar në vitin 1963.

Ky klub ka prodhuar emra të mëdhenj për futbollin italian duke ia dhënë mundësinë emrave si Roberto Donadoni, Christian Vieri dhe Filippo Inzaghi.

Atalanta ka qenë prej kohësh i njohur si një çerdhe për lojtarët e rinj.

Mattia Caldara (Milan), Andrea Conti (Milan), Roberto Gagliardini (Inter) dhe Franck Kessie (Milan) – janë disa nga emrat që ishin bërthama e skuadrës së Atalanta që e përfundoi e katërta në vitin 2017, dhe kanë lëvizur të gjithë në klubet më të mëdha të Milanos.

Në atë kohë, vendi i katërt do të thoshte një vend në Ligën e Evropës.

Nëse Atalanta mund të arrijë në Ligën e Kampionëve, mund të jetë në gjendje të mbajë disa nga talentet e saj të rinj që i ka aktualisht.

Gasperini, i cili thuhet se do të jetë trajner i ardhshëm i Milanit, kur u pyet për këtë tha: “Nuk është koha për të folur për këtë”.

Atalanta . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pra në klub të gjithë po mendojnë për dy objektivat e mëdhenj që i kanë para vetes. Pjesë e këtij suksesi janë edhe dyshja shqiptare Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori