LAJMI I FUNDIT:

Astronauti amerikan zbulon se si zhvillohet jeta në hapësirë: Shumë vjellin, kur flenë i lidhin për shtrati (Foto/Video)

Astronauti amerikan zbulon se si zhvillohet jeta në hapësirë: Shumë vjellin, kur flenë i lidhin për shtrati (Foto/Video)

“Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për pamjen e parë të planetit Tokë nga hapësira.  Përshtypja e parë që e kam pasur ishte sa e hollë është atmosfera jonë”, ka thënë Don Thomas, 63-vjeç, një ish-astronaut amerikan i cili ishte 20 herë në hapësirë.

Thomas ka treguar në detaje se si në të vërtetë zhvillohet jeta e një astronauti, transmeton Telegrafi.

“Nuk bëhet fjalë për qiellin e mrekullueshëm me ngjyrë të kaltër që jemi mësuar ta shohim, në fakt duket shumë e hollë si një fletë letre”, e ka përshkruar Thomas udhëtimin në hapësirë.

Megjithatë, ai thotë se nuk është një punë e lehtë për të qenë astronaut, pasi kërkon shumë punë dhe angazhim për të realizuar këtë ëndërr.

“Diploma e Universitetit, dega fizikë është një prej kushteve kryesore, kurse unë kam magjistruar e doktoruar në inxhinieri, megjithatë kjo nuk mjaftonte. Më kanë refuzuar tri herë. Por kur mora lejen për pilotim dhe mësova të hidhem me parashutë fitova një punë në NASA. Ky ishte tentimi im i katërt dhe isha 33-vjeçar”, ka sqaruar përvojën e tij Thomas.

Ai shtoi duke shpjeguar në detaje se si ka ushtruar për plotë katër vite para se të niset në misionin e tij të parë për në hapësirë, që ka zgjatur hiq më pak se 15 ditë.

“NASA na përgatit për gjithçka, ideja është të kemi të gjitha përvojat në Tokë me qëllim që të mos kemi befasi në hapësirë. Fluturojmë me aeroplan të veçantë brenda të cilit është graviteti zero”.

“Trajnohemi nën ujë për shëtitje në hapësirë. Gjithashtu i nënshtrohemi kontrolleve të rrepta mjekësore. Asokohe dy astronautë që niseshin në çdo mision kanë qenë ish-pilotë ushtarakë që ishin përgjegjës për ngritje dhe aterrim të fluturakeve. Dy persona tjerë me rroba të veçanta përgatiteshin për t’i bërë të gjitha punët, apo t’i ofrojnë ndihmë dikujt në rast se sëmuret”, ka thënë ish-astronauti.

Sipas tij NASA kujdeset shumë për atë që askush nga ekipi të mos sëmuret, megjithatë të vjellat dhe dhimbjet e barkut janë të shpeshta.

“Udhëtimi në hapësirë është i mundimshëm, dhe një e treta e astronautëve kanë pasur të vjella. Mund ta paramendoni si duket një situatë e tillë në hapësirë – aspak e këndshme”.

Thomas ka shpjeguar me ndjenja se si udhëtimi i tij i parë në hapësirë ka qenë me plot emocione dhe ndoshta dita më e lumtur e jetës, por jo edhe për gruan e tij që e ka vlerësuar si ditën më të rëndë – pasi brengosej se mund t’i ndodhë diçka. Ajo çfarë është më interesant se qysh në ditën e parë në hapësirë, i ishte krijuar përshtypja se është takuar me jashtëtokësorë.

“Nevojiten 8 minuta e 30 sekonda që të mbërrini në hapësirë, 200 milje mbi Tokë. Heshtja kaplon gjithçka. Aty e kuptoni se mund të ngriteni nga karrigia dhe të fluturoni”, ka shtuar Thomas.

Por, si duket një ditë punë e astronautit në hapësirë? Misioni i parë i Donit ka qenë hulumtimi i efektit të gravitetit në lëngje dhe zjarr. Gjithashtu ka treguar se astronautët gjatë periudhës 24 orëshe flenë 7 deri në 8 orë të lidhur me litar në shtrat që të mos sillen në ajër brenda fluturakes, kanë një orë kohë për ushqim dhe një orë tjetër për ushtrime.

Kohën e lirë e kalojnë duke luajtur shah ku çdo figurë ka të vendosur magnet me qëllim që të mos lëvizin nga tabela derisa luajnë. Gjithashtu praktikojnë lojën e “futbollit”, ku në vend të topit e përdorin një koleg që e shtyjnë dhe fluturon deri tek tjerët.

“Tani jam shumë i vjetër për udhëtimet në hapësirë dhe jam pensionuar, por jam duke i mësuar fëmijët për çudirat që ndodhin në hapësirë çdo ditë. Kur e dini se çfarë adrenaline ndjeni gjatë udhëtimit në hapësirë, zor se mund ta parashikoni çfarë do të ndodh më pas. Ëndrra ime është të pranojë një telefonatë nga dikush që është inspiruar të ndjekë hapat e mi”, ka thënë për fund astronauti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori