Askush mbi ligjin: Kur qytetari ia tërheq vërejtjen policit për tejkalim shpejtësie (Video)

Por kësaj radhe nuk ishte policia ajo që ndaloi një shofer të pandërgjegjshëm, por një qytetare e rëndomtë e cila kishte përcjell me vëmendje lëvizjet e një veture të policisë në trafik, derisa po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa që ishte e lejuar me shenja të komunikacionit, transmeton Telegrafi.
Duke mos përmendur edhe faktin që polici nuk ishte vënë në ndjekje të ndonjë krimineli, pasi as edhe dritat e rotacionit nuk ishin fare të ndezura.
Dhe gjitha këto fakte e kishin zemëruar tej mase një qytetare amerikane, e cila nuk ngurroi të ndalojë policin dhe t’ia tërheq vërejtjen për mënyrën se si po e nget veturën.
Por me të kuptuar se çfarë kishte bërë, polici i kërkon falje duke i premtuar se nuk do ta përsëris më. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































