LAJMI I FUNDIT:

Asistimi i jashtëzakonshëm për Josulun, fantastiku Bellingham e pranon se e kopjon Modricin

Asistimi i jashtëzakonshëm për Josulun, fantastiku Bellingham e pranon se e kopjon Modricin

Jude Bellingham luajti një tjetër ndeshje fantastike për Real Madridin, ku madrilenët i shkaktuan humbjen e parë Gironas këtë sezon duke e mposhtur me rezultat 3-0 dhe kaluan në krye të renditjes në ligën spanjolle.

Mesfushori i ri brilant shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe dha një asistim të bukur për golin e parë që u shënua nga


Pasimi i tij me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë është krahasuar me asistimin e Luka Modric kundër Chelseat në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ne, Girona ishte në një seri të shkëlqyer. Në të njëjtën kohë, ky ishte mesazhi ynë për atë që synojmë të bëjmë në La Liga, ne shënuam tre gola dhe mbajtëm portën e paprekur ndaj një skuadre që po bën shumë mirë”.

“Ndihem mirë në këtë ekip. Kam liri të lëvizjes, më pëlqen të jem këtu. Sa herë që vesh këtë fanellë, përpiqem të luaj mirë”, deklaroi pas ndeshjes Bellingham.

Mesfushori brilant 20-vjeçar anglez tani ka shtatë gola dhe dy asistime në tetë ndeshje të luajtura për Realin. Ai tregon se pasimin e golit e ka kopjuar nga Modric, pasi ka tre muaj që e shikon.

Real Madridi i tregon Gironas se kush është 'mbreti' në La Liga
Lexo po ashtu Real Madridi i tregon Gironas se kush është 'mbreti' në La Liga

“Unë kam parë se çfarë bën Modriç çdo ditë për tre muaj. Dua të jem kreativ. Ishte një gol i mirë sepse hoqi presionin që ata na kishin imponuan që në fillim”, deklaroi anglezi.

https://twitter.com/Footactu1212/status/1708368144039821434

Luka Modric si në xhiron e fundit ndaj Las Palmas edhe ndaj Gironas ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/