LAJMI I FUNDIT:

ASH: BE na tha jo pasi mungojnë reformat, kërkojmë zgjedhje

ASH: BE na tha jo pasi mungojnë reformat, kërkojmë zgjedhje

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar në lidhje me mos marrjen e datës për anëtarësim në BE duke thënë se kjo ka ndodhur pasi mungojnë reformat në vend, dhe për këtë kërkojnë zgjedhje të parakohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E lexuam me shumë vëmendje komunikatën e lëshuar nga Kancelaria Federale Gjermane pas takimit të Angela Merkel që kishte me Kryeministrin e RMV Zoran Zaev dhe nuk pamë aty premtim pë datë për hapje të negociatave të BE me RVM. Madje nuk kishte as konference shtypi të përbashkët siç është zakon për takime në nivele të tilla.”


“Në komunikatën e Kancelarisë gjermane nuk përmendej fare fjala zgjerim por i referohej vetëm forcimit të stabilitetit në rajon, në përputhje me strategjinë e re të Qeverisë franceze për Ballkanin perëndimor.”

Ajo që dihet tanimë është se Bundestagu gjerman në shtator do t’i shqyrtojë raportet e progresit për Ballkanin Perëndimor dhe rekomandimin e Komisionit Evropian i përsëritur për 10 vite me radhë për t’i hapur negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Dhe, nuk duhet harruar se BE-ja është klub i 28 shteteve anëtare ku vendime të tilla merren me konsensus.”

“Neve na shqetësojnë deklaratat e djeshme të Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe të Kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker të cilët pranojnë publikisht se ky konsensus nuk ekziston. Dhe arsyet për këtë janë tepër të qartë kur përcillen me vëmendje debatet politike në paralamentet e Gjermanisë, Francës dhe Holandës ndër tjerash. Ndërsa të gjithë pajtohen se Maqedonia e Veriut ka bërë punë të madhe në politikën e jashtme dhe fqinjësinë e mirë, ata theksojnë se reformat e brendshme kanë ngecur totalisht.”

“Vetë raporti i progresit vë në dukje se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese, ndërsa pavarësia e gjyqësorit nuk respektohet dhe ndërhyrja politike në të mbetet problem i theksuar. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se kjo është arsyeja kryesore e shtyerjes së vendimit për hapje të negociatave.”

“Në përputhje me deklaratat e deritanishme të Kryeministrit Zaev, dështimi i qeverisë LSDM-BDI për t’i hapur negociatat për anëtarësim këtë verë duhet të hapë rrugën për krijimin kushteve për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme, si parakusht për krijimin e një koalicioni vërtet reformist i çliruar nga hipotekat e regjimit VMRO-BDI dhe i cili ka fuqinë dhe vullnetin politik për të materializuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut” thonë nga ASH. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori