LAJMI I FUNDIT:

ASH-AAA: Po arrestohen pa të drejtë të rinjtë shqiptar

ASH-AAA: Po arrestohen pa të drejtë të rinjtë shqiptar

Koalicioni ASH-AAA ka reaguar në lidhje me arrestimin e disa personave të cilët kanë marrë pjesë në protestën për rastin “Monstra”.

“Sipas informacioneve që kemi marrë nga aktivistë tanë dhe qytetarë, kuptojmë se disa djem të rinj janë marrë nën masë arresti, kryesisht nga Shkupi dhe rrethina, kjo me arsyetimin se kanë marrë pjesë në protestën për rastin “Monstra”, që u mbajt javën e kaluar.


Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për faktin se në mesin e atyre që janë marrë nën arrest dhe në pyetje informative ka edhe persona të mitur. Prandaj e pyesim ministrin e Policisë, Oliver Spasosvski, se si është e mundur që fëmijë të merren në pyetje informative? Në çfarë shteti po jetojmë?

Në një shtet normal për veprime të këtilla bie Qeveria, kurse dorheqja është minimumi që duhet ta bëjë një ministër i Policisë.

Koalicioni Aleanca dhe Alternativa, përmes deputetëve të tij, do të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke njoftuar OSBE-në, ambasadorin e BE-së, Ambasadën e SHBA-së dhe Komitetin e Helsinkut për këto shkelje të rënda të të drejtave qytetare, që janë të garantuara edhe me Kushtetutë.

Me këtë rast i bëjmë thirrje kryeministri Zaev, ministrit Spasovski dhe zv.të tij, Nazim Bushi, që të heqin dorë nga kjo politikë dhe logjikë diktatoriale, t’i lënë të qetë qytetarët që ta shprehin mendimin e tyre lirshëm, ashtu siç e garanton ligji dhe kushtetuta e vendit”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori