“A bombi” titullohet një nga hitet e Dhurata Dorës, e cila ka arritur më shumë se 27 milionë klikime në kanalin “Youtube”.

Ky projekt i këngëtares, i cili u publikua në nëntor të vitit 2014, i solli disa probleme asaj, transmeton Telegrafi.


Disa nga skenat e videoklipit të xhiruara përballë një kopshti fëmijësh në Durrës tani shfaqen të mjegulluara.

Kjo pasi sipas Intv-së, artistja suedeze Carolina Falkhol, e cila ka pikturuar muret e atij kopshti, ka kërkuar dëmshpërblim financiar për shfrytëzimin e krijimit të saj në klipin “A Bombi”.

Fakti që tani muret janë të fshehura tregon se suedezja nuk mori dëmshpërblimin por iu respektua e drejta e autorit duke i fshehur pamjet ku pikturat e saj shfaqen në video./Telegrafi/

dhurata1

kopshti2